BOTA

Kryediplomati italian: Ballkani nuk mund të presë më

Banner

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, tha se Ballkani nuk mund të presë më anëtarësimin në BE.

Ai në një tekst autorial për Blicin serb theksoi se Italia do të jetë zëdhënëse e kërkesave dhe dëshirës së fortë të Ballkanit për t’u anëtarësuar në bllok në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.

“Nevoja e fortë për Evropën dhe Italinë, e cila vjen nga Ballkani Perëndimor, duhet t’i përgjigjet pa vonesë. Për këtë arsye, ne kemi vendosur të vazhdojmë dialogun e nisur në takimin ministror në Romë më 3 prill me një takim të ri që do të mbahet deri në fund të vitit, për të përcaktuar sesi po ecën bashkëpunimi ynë. Italia dëshiron të luajë një rol udhëheqës dhe është e gatshme t’i bashkohet lojës, sepse e ardhmja e vendit tonë dhe e Evropës është në rrezik. Ballkani nuk pret më gjatë”, ka shkruar Tajani i cili njëherësh është nënkryetar i Këshillit të Ministrave.

Ai thekson se ajo që kërkojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është një zbritje në reformat që duhet të miratojnë për të hyrë në Bashkimin Evropian, por siguria e procesit, afatet dhe mbi të gjitha rezultati përfundimtar, transmeton Klankosova.tv.

Banner

Related posts

Bie zjarr në shtëpinë e pushimit për persona me aftësi ndryshe në Francë, raportohet për viktima

admin

Ministri italian: Marrëveshja infrastrukturore me Kinën nuk solli rezultatet e pritura

admin

Mbyllet grupi mediatik i Prigozhinit në Rusi

admin

Leave a Comment