AKTUALE

Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ambasadoren e re gjermane, Dreksler

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës Federale Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.S. Petra Dreksler.  

Duke i uruar mandat të suksesshëm në ushtrimin e funksionit dhe mirëseardhje të ngrohtë në vend dhe në Kuvend, Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje të veçantë për angazhimin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimet tona euroatlantike. Veçanërisht u theksua bashkëpunimi parlamentar dinamik me Bundestagun Gjerman në disa vitet e fundit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe programin bursist IPS dhe bashkëpunimin teknik për sigurim të pavarur të Kuvendit. Njëherazi, u mirëpritën aktivitetet në suazat e Procesit të Berlinit, si plotësues i procesit të aderimit në BE, dhe nismat rajonale me të cilat mundësohet ndërlidhje më e madhe ndërmjet vendeve dhe avancim i bashkëpunimit të tyre të ndërsjellë para anëtarësimit në Union. 

Ambasadorja Dreksler potencoi se pritja e ngrohtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në institucionet shtetërore për të paraqet urdhëresë për vazhdimin e bashkëpunimit të deritanishëm dhe avancimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë mes dy shteteve. Për Republikën Federale të Gjermanisë, anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është me rëndësi të jashtëzakonshme, sidomos për shkak të qasjes në më shumë mjete dhe mekanizmat e vendosura për funksionimin e shtetit juridik. Ambasadorja shprehu mirëkuptim për ndërlikueshmërinë e procesit dhe në raport me sigurimin e mbështetjes më të gjerë shtetërore për vazhdim në fazën e ardhshme të negociatave dhe në atë rrugë, e ofroi gjithë mbështetjen gjermane.  U shpreh mirënjohje për qasjen tonë proaktive dhe për hapat e ndërmarra në lidhje me harmonizimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe mbështetjen për Ukrainën.

Bashkëbiseduesit këmbyen mendime për modalitetet dhe mundësitë e pasurimit të bashkëpunimit parlamentar, për hapat e radhës të Kuvendit në raport me procesin eurointegrues dhe për nxjerrjen e ligjeve të duhura me të cilat do të rritet numri i investimeve gjermane në vend.

Related posts

Këngëtari Vlladimir Bllazhev që performonte në diskotekën në Koçan, ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në mbështetje të oksigjenit

Gjyla Halili

Refik Xhemaili pranon detyrën e drejtorit të Agjencionit për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Ali Ahmeti të ejten mbledhje me popullin në Çair

Gjyla Halili

Leave a Comment