KOSOVË

Arbëreshët në Kalabri e presin me këngë e lule presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Banner

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me këngë e lule është pritur në Kalabri të Italisë.

E para e Kosovës shihet në video, deri sa dy gra arbëreshe këndojnë duke i uruar mirëseardhje.

“Mirë se ju gjeta, arbëreshë të dashur!”, ka shkruar Osmani mbi videon e publikua.

Presidenca ka njoftuar se në një ceremoni të veçantë, e cila do të organizohet në komunën e Frasnitës, Presidentes do t’i ndahet çmimi “Gjergj Kastrioti”.

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Presidentja Osmani do të ketë takime të ndara me kryetarin e Rajonit të Kalabrisë, në Katanzaro, me kryetaren e Provincës së Kozencës, si dhe me kryetarët e komunave arbëreshë të këtij rajoni, me të cilët do të diskutojë mbi mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të vendit tonë me komunat arbëreshe të këtij rajonit.

Presidentja Osmani do ta ketë edhe një bashkëbisedim me studentët dhe mësimdhënësit e Universitetit të Kalabrisë.

Presidentja do të marrë pjesë në aktivitete të shumta të cilat e kanë në fokus traditën, ritet e kulturën arbëreshe./21Media

Banner

Related posts

Vuçiq bisedon me senatorët amerikanë për situatën në veri të Kosovës

admin

Macron po përgatitet për të ardhur në Tiranë, njofton Rama

admin

SHBA, seancë për Ballkanin Perëndimor në Senat

admin

Leave a Comment