KOSOVË

Pamje nga shpërthimi i veturës së politikanit nga Shqipëria

TV21 ka siguruar pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, kur automjeti tip ‘Audi’ i kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Benard Ndreca, hidhet në erë.

Nga pamjet e siguruara, shihet Ndreca i cili hipën në automjet rreth orës 07:10 minuta dhe teksa ai nis lëvizjen me automjetin e tij, sasia e tritolit e vendosur në pjesën e përparme të makinës shpërthen.

Shpërthimi është tepër i fuqishëm duke dëmtuar makinën në pjesën e motorit.

Ndreca mundet të dalë nga automjeti duke i shpëtuar mrekullisht atentatit.

Nga video shihet gjithashtu që pranë makinës ndodhej dhe një grua e cila gjithashtu ka shpëtuar për mrekulli.

Vetë Ndreca ka reaguar në lidhje me incidentin, duke thënë se nuk ka konflikte me njeri dhe se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të angazhimit të tij politik.

Kamerat e sigurisë kanë kapur dhe momentin kur dy autorët e maskuar kanë vendosur tritolin në pjesën e përparme të makinës nga krahu i shoferit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon mbledhjen e provave që mund të bëjnë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Related posts

Rrëzohet një aeroplan në Serbi, ka edhe viktima

admin

Shirat e rrëmbyeshëm në Turqi lënë 2 të vdekur, 4 të tjerë të zhdukur

admin

Edi Rama shpërndan fotografi të studentes që diplomoi në Harvard me veshje tradicionale

admin

Leave a Comment