SHQIPËRI

Do iu mbetet gjithmonë “pikë në zemër”! Ky është pengu i vetëm i djemve të “West Side Family” në lidhje me Dr.Florin

Njerëzit largohen nga kjo botë dhe ajo që mbetet janë pengjet. Një të tillë e kanë edhe djemtë e grupit “West Side Family” me artistin e ndjerë Dr.Florin.

“West Side Family” që pas ndarjes nga jeta të Florit i ka munguar skenës shqiptare. Të ftuar në një intervistë së fundmi, anëtarët e mbetur të grupit, Landi dhe Miri rrëfyen se pengu i tyre i vetëm është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.

“Nuk bëmë një recital me Florin, ku të përmblidhnim të gjitha këngët tona ndër vite. Ky është pengu më i madh. Ne të dy mund ta bëjmë edhe tani, por nuk është njësoj pa Florin”, u shprehën djemtë.

Kujtojmë se Dr Flori, u nda nga jeta rreth tetë vite më parë.

Së bashku, si një grup Landi, Miri dhe i ndjeri Dr. Flori bënë bujë të madhe me hitet e tyre në vitet 2000. Këngët e tyre vazhdojnë të jenë hite dhe të dëgjohen akoma edhe sot./iconstyle

Banner

Related posts

Një nxënëse tregon tmerrin që ndodhi në klasë nga sulmi që la nëntë të vrarë në një shkollë në Beograd

admin

Lufta ndaj krimit, qeveria 8 rekomandime për Prokurorinë

Gjyla Halili

40 viktima nga aksidenti hekurudhor/ Politika shqiptare krah popullit grek: Ngushëllime për jetët e humbura

admin

Leave a Comment