Trendi i ri i politikës shqiptare është padyshim podkasti.
Kryeministri Edi Rama vazhdon të mirëpres personazhe interesante, ndërsa ndryshe nga sportistët kolonelë Luiza Gega, Briken Calja, Erkand Qerimaj, Alban Beqiri, Majlinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që priti javën e shkuar, në episodin e dytë të podkastit ‘Flasim’ do të jetë e ftuar gazetarja britanike Alice Taylor.
Lajmin për përballjen me një ndër kritikët e tij më të mëdhenj e ka bërë me dije Rama, teksa ka publikuar një video promocionale nga podkasti me Taylor. Gazetarja britanike thotë se pranoi që të përballej në interviste me kryeministrin pasi i pëlqeu fakti se ai donte të përballej me shkrimet kritike të saj ndaj tij.
Me mbi 5 vite e gjysmë që jeton në Shqipëri, Tayler u shpreh ndër të tjera se i pëlqen shumë vendi ynë dhe se mendon që të plakët këtu. Podkasti e plotë do të mund ta shihni të shtunën më 15 prill.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Ti e bërë këtë hap erdhe këtu, takove djallin a e mendon tani edhe më shumë që mund të thonë te bleu të korruptoi të bëri për vete të bëri magji, nuk është më e jona!
Taylor: Isha kureshtare nga ftesa juaj më pëlqeu fakti që deshët të përballeshit me disa nga gjërat kritike që kisha shkruar dhe do të ishte budallallëk të të thoja jo.
Rama: Sa vite tu bënë këtu?
Taylor: 5 vite e gjysmë
Rama: Erdhët këtu vetëm për pak ditë dhe vijoni akoma…
Taylor: Është pushimi më i gjatë tre ditor… 5 vite e gjysmë! Ka patur jashtë mase ndryshime, disa prej tyre janë të mira, disa prej tyre… Shkruaj sepse kam një ndjenjë të fortë të drejtësisë sociale në qoftë se shikoj diçka që më mërzit thellësisht! Dua të rris vajzën time këtu, dua të plakem këtu.
Rama: E keni dashur ndonjëherë Anglinë?
Taylor: Jo… Nëse mendon për Anglinë mendoj ngjyrën gri, Kur mendoj për Shqipërinë mendoj të kuqen, të gjelbrën blunë!
Top Channel