I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të vizitojë Shqipërinë sot dhe nesër Shqipërinë, ku Faxweb.al zbardh edhe axhendën e takimeve.
3 ditë përpara çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 Majit, Escobar pritet që të zhvillojë takime me krerët më të lartëtë shtetit shqiptar, duke përjashtuar Berishën.
Rreth orës 16:00 të ditës së sotme, zyrtari amerikan pritet që të takohet me kryeministrin Edi Rama, ndërsa me presidentin Bajram Begaj rreth një orë më vonë.
Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun, ndërsa nga Partia e Lirisë do të takohët me kreun e kësaj force politike, Ilir Meta.
Takimet e tij me drejtuesit zyrtarë të opozitës do te zhvillohen të mërkuren. Edhe në këtë vizitë zyrtare të Escobar, i përjashtuar nga axhenda e takimeve mbetet Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA-të, edhe pse bashkëdrejton me Ilir Metën, koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit.
Mbetet për t’u parë nëse Escobar do të bëjë deklarata politike në lidhje me zgjedhjet e Majit, njësoj si ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila trazoi ujërat në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për Zërin e Amerikës, ku sulmoi sërish Berishën.
Ajo tha se luftimi i korrupsionin, nuk mund të bëhet nga individë të etiketuar si të padëshirueshëm nga SHBA.