AKTUALE

Qyteti i Shkupit ka shpallur thirrje të re publike për transportuesit privat

Qyteti i Shkupit dje publikoi thirrje të re publike për kthimin e transportuesve privatë në sektorin publik. Në dy thirrjet e para nuk është paraqitur askush, ndërsa siç informojnë nga Qyteti, thirrja e tretë ka dështuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të parashtruesve të aplikacioneve.

“Parashtruesit e aplikacioneve kishin dokumentacion jo të plotë. Procedura vijon dhe shpresojmë se së shpejti do të zbatohet me sukses, për çka do të informoheni me kohë”, thonë për MIA-n nga Qyteti i Shkupit.

Në ueb faqen e Qytetit sot u publikua një shpallje e re me kushtet identike si dhe të asaj paraprake. Shpallja është e hapur deri më 24 prill.

Kërkohen transportues për linjat me nr. 9,11,11А,12,19,20,22,23,45,47А,52,54,55,61,63 dhe 73. Për këto linja do të nevojiten 115 autobusë dhe 245 shoferë.

Banner

Related posts

REISUL ULEMA URON NISMË TË MBARË HAXHINJĒVE TË SIVJEMË TË BFI E RMV.

admin

Bdi dega Kërçovë takim me aktivin e KV Premkë

Gjyla Halili

Tentime për blerje votash në Kumanovë, VLEN denoncon në polici dhe OSBE/ODIHR

Gjyla Halili

Leave a Comment