AKTUALE

Dita Ndërkombëtare e Romëve, Sharra: Në vizionin tonë bashkia e Vlorës, do të jetë një derë e hapur për romët dhe për të gjitha pakicat etnike

Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, kandidati për kryetar të Bashkisë Vlorë, i  koalicionit “Bashkë fitojmë”, Hysni Sharra thekson se kjo ditë e gjen këtë komunitet të papërfshirë në vendimmarrje.  Në një reagim në rrjetin social FB, zoti Sharrra shprehet se ‘ky komunitet i nderuar, në bashkinë e qeverisur nga ne, do të gjejë zgjidhje për problemet e shumta dhe jo fjalë boshe siç është bërë gjithë këto vite’.

Reagimi i plotë

Këtë vit, 8 prilli, Dita Ndërkombëtare e Romëve, e gjen këtë komunitet të papërfshirë në vendimmarrje.

Në takimet me përfaqësues të këtij komuniteti, politikat mbështetëse ndaj tyre nuk zbatohen.

Në programin tonë qeverisës, vëmendja ndaj këtij komuniteti do të jetë maksimale, për të trajtuar me ndihmën e nevojshme familjet në vështirësi, të orientojmë drejt shkollës fëmijët në kushte rruge, të angazhojmë dhe trajtojmë me prioritet kryefamiljarët në moshë pune.

Ky komunitet i nderuar, në bashkinë e qeverisur nga ne, do të gjejë zgjidhje për problemet e shumta dhe jo fjalë boshe siç është bërë gjithë këto vite.

Në vizionin tonë bashkia e Vlorës, do të jetë një derë e hapur për ta dhe për të gjitha pakicat etnike.

Do të punojmë së bashku për një qytet që na përket!

Banner

Related posts

Event përmbyllës i projektit “Ngritja e kapaciteteve drejt zhvillimit të qëndrueshëm të kapitalit njerëzor në Maqedoninë e Veriut”

Gjyla Halili

Mexhiti: Nga BDI ikin të gjithë sikur nga korona! Do të mbeten në opozitë me Levicën

Gjyla Halili

Nik Gjeloshaj iu përgjigjet akuzave të pavërteta:As ky plan nuk iu funksionoi,punojmë dhe ndërtojmë ndershëm.

admin

Leave a Comment