SHQIPËRI

Berisha fton emigrantët të bëhen pjesë e zgjedhjeve të 14 majit: Votoni pluralizmin

Në një konferencë për shtyp, Sali Berisha i ka bërë thirrje të gjithë emigrantëve, të vijnë në Shqipëri për të votuar në 14 maj.

Sipas tij ardhja dhe vota e tyre në këto zgjedhje, ka shumë rëndësi në pluralizmin e shoqërisë shqiptare.

“Normalisht çdo emigrant kudo që ndodhet, më 14 maj duhet të votonte aty ku gjendet. Sot teknologjia e bën të mundur votimin në kohë reale kudo që ndodhet shqiptari. Por pengesa e vetme për këtë është Edi Rama, i cili nuk pranon dhe nuk do të pranojë që në këto zgjedhje të votojë emigracioni.

Por, këto janë zgjedhjet e jetës sonë, në kuptimin e asaj që ne ftohemi pas 32 vitesh te kutitë e votimit për të rivendosur pluralizmin dhe përmbysur monizmin. Në këtë kontekst, në këtë betejë, angazhimi i emigracionit, qoftë duke qartësuar rolin jetik që ka pluralizmi për shoqërinë shqiptare, qoftë duke marrë ato kursime që kanë për të ardhur për të votuar, është i një rëndësie shumë të madhe.

Me këtë rast i ftoj të gjithë emigrantët për të qenë më 14 maj në Shqipëri dhe për të votuar për pluralizmin. Sikundër i ftoj ata që nuk kanë mundësi, të bëjnë gjithçka me telefonata, jo vetëm me familjarët, por edhe më të afërmit e tyre, t’u kujtojnë se pse nuk ndodhen në Shqipëri. T’i ftojnë të votojnë kandidatët e primareve, të votojnë ndryshimin”, ka thënë Berisha.

Partia Demokratike e Sali Berishës merr pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni me Partinë e Lirisë të Ilir Metës, Partinë Demokristiane të Nard Nokës dhe PBDNJ-n e Vangjel Dules. Sigla dhe motoja e koalicionit është “Bashkë Fitojmë”.


Top Channel

Related posts

Arjan Çani: Rama po lobon që Kurti të shpallet non grata

admin

Në Kuvend me veshje transparente, ministrja serbe bëhet “hit”

admin

Financimet ruse në Shqipëri/ PS: Të nisin hetimet menjëherë, u cenua siguria kombëtare

admin

Leave a Comment