AKTUALE

Pagat e reja 900 euro në 2024, Rama: Fryt i punës së përbashkët, të çdo shqiptari që kontribuon në ekonominë e vendit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngejsin e kësaj të hëne me anë të një psotimi në Facebook ku u shpreh se pagat e reja, të cialt do të arrijnë kulmin prej 900 euro në 2024 janë fryt i një përpjekjeje të gjatë këmbënguljeje dhe durimi.

 

Edhe pse i kritikuar shpesh nga opinioni publik dhe opozita se rritja e pagave në prag të fushatës elektorale përbën shkelje të kodit zgjedhor, Rama u shpreh se ajo ka ardhur si pasojë e politikave dhe vendimeve të mëparshme të marra nga qeveria.

 

Postimi i plotë i Edi Ramës në Facebook:

 

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet

Related posts

Berisha: U bashkuam me BDI-në për të mos lejuar Serbinë e dytë në Ballkan

Gjyla Halili

Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm rreth disa propozim-ligje, do të votohet plotësisht

Gjyla Halili

Valon Asani: Se kush do jet pjesë e qeverisë vendos sovrani dhe Ali Ahmeti

Gjyla Halili

Leave a Comment