Elton Ilirjani ka festuar ditëlindjen e bashkëshortit të tij tashmë të bërë publik për të disaten herë.
Ata kanë zgjedhur Atlantic City në New Jersey per t’u larguar kështu nga zhurma e New York-ut dhe për të festuar 30-vjetorin e ditëlindjes.
Këtë herë, Ilirjani veshi brand-in korean “BLR BLUER”, xhaketë e bardhë, kombinuar me pantallona të zeza dhe gjysmë çizme me taka të larta.
Rikujtojmë se Elton Ilirjani sapo është kthyer nga Java e Modës në Seul ku shenjoi suksesin e radhes në fashion me 4 parakalime të suksesshme në pasarelë.
Top Channel