AKTUALE

Urim i kryeparlamentarit Xhaferi për Pashkët

Banner

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit katolik,

Më paraqet nder që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal t’ju uroj festën e madhe krishtere – Pashkët, të gjithë juve që e kremtoni sipas kalendarit gregorian.

Drejtoj urime të përzemërta për të gjithë që festën ta mirëpritni mbi të gjitha me shëndet të mirë fizik, paqe shpirtërore dhe mirëqenie dhe përparim familjar. Duke e marrë parasysh se festën e paraprin një periudhë agjërimi në të cilën pastrohen trupat, është mundësi e shkëlqyer edhe për pastrim shpirtëror të mendimeve dhe shpirtit dhe për ripërtëritje të besimit dhe shpresës te të gjithë. Le të ,bëhen mesazhet e mirëkuptimit të ndërsjellë, të respektit ndaj njëri tjetrit, solidaritetit dhe njerëzisë baza më e mirë mbi të cilën do të ndërtohet dhe përparojë Republika e Maqedonisë së Veriut Këto janë kohëra sfidash dhe nevojitet që të gjithë të jemi të fuqishëm edhe me shpirt edhe me trup. Nevojitet të jemi të bashkuar që të jemi të fuqishëm dhe të fortë për vendimet e përbashkëta që i marrim për të mirën e të gjithëve. Sepse ato janë vendime me të cilat edhe do të jetojmë të gjithë.

Besoj se drita e kësaj feste të madhe do i ndriçojë shpirtrat, do i ngrohë zemrat dhe do e kthjellojë mendjen e të gjithëve që nëpër vorbullën e jetës devijuan ose po e humbën rrugën dhe motivimin e vet. Kjo dritë le të ndriçojë dhe ngrohë shtëpitë e të gjithë qytetarëve, le të sjellë paqe dhe harmoni në mendimet dhe zemrat.

Urime festa e Pashkëve katolike!

Banner

Related posts

LD: Doktor Erzenit i urojmë mirëseardhje

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Më 2 nëntor shqiptarët zgjedhin dinjitetin dhe bashkimin kombëtar

Gjyla Halili

OSMANI: Nga popull i përjashtuar, sot jemi popull me Kryeministrin e parë shqiptar

Gjyla Halili

Leave a Comment