AKTUALE

Shembëlltyrat arsimdashëse e humane janë të pavdekshme

Shkruan: Sadije Aliti
Akademi solemne “Nata përkujtimore për Ulematë e Tetovës” për nder të figurave fetare, hoxhallarëve të cilët kanë kontribuar në mbrojtjen e vlerave fetare dhe kombëtare në qytetin e Tetovës dhe rrethinës, organizuar nga Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Myftininë e Tetovës në muajin e bekuar të Ramazanit, tuboi në Sallën e Kuvendit komunal shumë gjenerata bashkë.
U përkujtua puna dhe shembëlltyra e shumë brezave e gjeneratave ndër vite, sakrifica dhe mundi i tyre për arsim, gjuhë e kulturë kombëtare e fetare në regjime të ndryshme shoqërore.
Të pranishëm në këtë Akademi ishin: Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, përfaqësues të Myftinisë, përfaqësues të Komunës, të UT-së dhe të institucioneve kulturore e fetare si dhe familjarë të hoxhallarëve.
Myftiu i Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi lartë kontributin dhe mundin e dhënë të ulemave e hoxhallarëve që kanë vepruar ndër vite, ata janë shkrirë si qirinj për të mbajtur gjallë vlerën fetare e kombëtare. Ai mes tjerash tha se përkujtimi i këtyre njerëzve, është vlerësim i vetes, i punës së tyre, shkollës, xhamive, mektepeve, medreseve dhe të gjitha institucioneve, pasi veprimtaria e jetës së tyre flet më shumë se sa ne mund të flasim.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili e vlerësoi lartë bashkëpunimin instituvional me Myftininë dhe theksoi se kontributi i hoxhallarëve dhe ulemavë në rajonin e Tetovës është shumë i çmueshëm dhe i rëndëësishëm.
Myftiu i Tetovës e vlerësoi lartë bashkëpunimin ndërmjet Myftinisë së Tetovës dhe Komunës së Tetovës i cili tanimë i mbushi nëntë vite të plota. Në fund të fjalimit të tij, Myftiu falënderoi familjarët dhe të gjithë ata që kontribuojnë për organizimin e këtij eventi.
Pikë e veçantë e kësaj Akademie ishte edhe leximi i biografive të personaliteteve fetare dhe kombëtare të trojeve tona nga ana e nxënëseve të Medresesë “Isa Beu” paralelja e Vajzave në Tetovë, si: Amra Memedi, Rufije Sulejmani, Ajshe Shabani dhe Amra Beqiri.
Me pllaket u dekoruan këto personalitete: Rexhep ef. Voka, Hafiz Jusuf ef. Azemi, Hafiz Zilbehar Limani, Nebi ef. Mahmuti, Halit ef. Haliti, Hafiz Isa ef. Elezi, Hafiz Abdil ef. Xhemaili, Bexhet ef. Memeti, Nuhi ef. Sulejmani, Hafiz Zulbehaer ef. Aliju.
Idris Aliti, në rastin e pranimit të mirënjohjes për babain e tij Halit ef.Haliti tha:”Është një nder i veçantë, është një kënaqësi e madhe, ka shumë e mocione, pasi kanë kaluar më shumë së pesë dekada që babai im është ndarë nga jeta, por puna dhe kontributi i tij, emri i tij përkujtohet me nder e konsideratë, ne si familje si pasardhës të tij jemi shumë krenarë, faleminderojmë Myftininë për këtë organizim dhe vlerësim”.
Veprat e tyre do mbeten gjithmonë rrugë e dijes dhe drejtësisë së pashoq për gjeneratat e ardhshme. Tetova është e pasur me figura të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme!
Shembëlltyrat arsimdashëse e humane janë të pavdekshme.

Related posts

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Gjyla Halili

Sot zyrtarisht filloi fushata, politikanët sy e vesh te qytetarët po zhvillohet garë e ashpër!

Gjyla Halili

VMRO: BDI dhe LSDM nuk e japin Merkon, publiku kërkon dorëheqje për aktivitetet e tij kriminale

admin

Leave a Comment