AKTUALE

Ndryshimet kushtetuese / Alternativa refuzon ftesën për grupet e punës

Alternativa refuzon ftesën për të marrë pjesë në debatin e grupeve të punës për ndryshimet kushtuetuese, informon Klan Macedonia. Këtë sot e njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi  në një konferencë për media.

Nga kjo parti, sipas Ibrahimit, kërkojnë fillimisht konsensus politik, si kusht për të marrë pjesë në këtë grup të punës.

“Pas ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për pjesëmarrje në një grup pune për hartimin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe pas interesimit të opinionit për qëndrimin e Alternativës përkitazi me këtë ftesë, po sqarojmë se AlternAtivA nuk do të marrë pjesë në një grup të tillë pune.

Arsyeja e këtij vendimi është se për ne nuk mund të ketë grupe pune për t’i hartuar ose përgatitur ndryshimet kushtetuese derisa nuk kemi konsensus politik ndërmjet partive politike për t’i mbështetur këto ndryshime, përmes të cilave duhet të hapet rruga e integrimit të vendit në Bashkimin Europian” – ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi.

Related posts

Universiteti i Tetovës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Komisionin e letrave me vlerë

admin

Mexhiti: Festat e Nëntorit, do t’i shënojmë në mënyrë dinjitoze

Gjyla Halili

Grubi: Heqja e kufirit me Kosovën së shpejti, propozimi ka kaluar në dy Qeveritë

Gjyla Halili

Leave a Comment