SHQIPËRI

Rama publikon episodin e parë të podcast-it ‘Flasim’! Rrëfehen kampionët të graduar kolonelë

Siç e kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rma ka publikuar sot episodin e parë të podcast-it të tij, “Flasim”.

Të ftuarit e parë special kanë qenë shtatë kampionët e sportit të cilët dy ditë më parë morën edhe gradën kolonel, Luiza Gega, Erkand Qerimaj, Briken Calja, Alban Beqiri, Majalinda Kelemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Shtatë sportistët elitarë kanë për momentet kulminante të karrierës së tyre, në sukses, por edhe në momente të zymta, për të arritur aty ku janë sot, kampionë elitarë të nderuar me gradën kolonel.

Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Briken Çalja kanë treguar se pavarësisht të gjithave, edhe kur mjekët i thonë të ndalojnë, nuk dorëzohen derisa të arrijnë synimin që kanë, dhe jo rastësisht janë sot të suksesshëm.

Për mua ka qenë ndër sprovat më të mëdha të jetës se edhe kur bëjmë kontrollin, çdo gjë e deklarojmë dhe kur më kanë thënë babai im ndjesë pastë se duhet të shkosh në Tiranë se nuk kanë dalë analizat mirë, ka qenë goditje e madhe e karrierës. Kisha kërkuar çdo gjë brenda rregullave dhe ka qenë goditje dhe vendosmëria për t’u kthyer në stërvitja dhe për faj të asaj që ndodhi me mospasjen e një mjeku e duke pasur parasysh instancat, vendosa të rikthehem fuqishëm e mendoj që për çdo njeri tregon se kur bie poshtë, të ringrihesh lart. U ringrita kur u riktheva si kampion Evrope nga Izraeli”- tha Erkand Qerimaj.

Rasti i parë ishte në Amerikë kur ishte moment kritik për jetën time që përpiqem herë pas here ta harroj. Kam qenë i pavetëdijshëm se pjesa e trurit s’më mbushej me oksigjen dhe provën e fundit kam humbur ndjenjat e kam përfunduar në spital në gjendje kome. Kur hapa sytë me 6 doktorë mbi kokë më dukej si ëndërr. Ishte një moment i dytë si kampionati Botëror i 2021 kur trajneri po konsultohej me mjekun dhe i thoshte po ky trajnohet apo ka qenë në spital. Ishte ai momenti kur e mora parasysh rrezikun e do e çoj përpara dhe ia dola ashtu i rraskapitur të ngjitem në majën e botës. Pas shpalljes kampion bote për t’u nis për udhëtim për Shqipëri, ka qenë dhe Erkandi dhe kam rënë sërish pa ndjenja se nuk kisha fuqi për të kontrolluar veten. Pas 1-2 ore kam hapur sytë që kam parë veten”- tha Calja.

Atletja Luiza Gega u ka dhënë një mesazh të rinjve që zgjedhin të largohen nga Shqipëria.

Se kuptoj pjesën që pse duan të ikin dhe mos të bëjnë diçka të mirë për vendin e tyre. Nëse bëhemi të gjithë bashkë, siç jemi edhe ne sot, mund do bëjmë shumë gjëra të mira dhe Shqipëria mund të ecë para. Unë jam krenare për sportin kur shoh sa kanë ndryshuar gjërat. Shpesh të rinjve iu them do doja të isha edhe njëherë 20 vjeç se ne e kemi nisur me shumë sakrificë dhe ndihesha jo e barabartë me shtete e tjera. Por vitet e fundit, sidomos këtu dy vite jemi ndjerë të barabartë dhe shumë krenarë për vendin nga vi dhe atë që përfaqësoj”, tha Luiza.

Kampionia botërore Majlinda Kelmendi ka rrëfyer vështirësitë që kaloi gjatë karrierës së saj duke përmendur edhe mos pranimin e flamurit të Kosovës.

Gjatë një periudhe i kam pasur dyert e mbyllura në të gjitha anët. Në vitin 2013 edhe pse u bëra kampione evropiane e botërore, nuk më është lejuar që të jetë prezent flamuri i Kosovës. Më është dukur se nuk ka zgjidhje. Trajneri ka paguar thuajse gjithçka financiarisht për neve dhe shpesh ka ndodhur që kanë dashur që t’i nxjerrin probleme, por s’jemi ndalur. Për 10-12 vite kemi qenë unë e trajneri kundër botës. Pavarësisht se sa na kanë injoruar e neglizhuar, ne jemi bërë shumë të fortë, na është rritur egoja kështu që nëse sot jemi ne të treja kampione olimpike, Distria është shpallur një herë më e mira në botë, unë jam shpallur 3 herë më e mira në Evropë, 3 herë më e mira në botë, kështu që prej problemeve të mëdha nga qytete të vogla, sot është më e thjeshtë. Ka pasur edhe raste që më kanë futur në politikë pa dëshirë”, tha Kelmendi.


Top Channel

Related posts

Moti i keq ‘godet’ Turqinë, përmbytet Ankaraja

admin

Rama takon senatorët e SHBA, rikonfirmojnë përkushtimin ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Gjyla Halili

Zelensky shkruan për takimin me Vuçiqin

admin

Leave a Comment