Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Mbledhjen e Komisionit ndërministror për Investime Strategjike, ku u diskutua shpallja e disa kompanive “investitorë strategjik”, në mesin e tyre edhe kompaninë Tishan Refinery që pritet të investojë mbi 170 milion euro dhe do të punësojë mbi 600 punëtorë.
“Mirëpresim nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike të japë titullin “Investitor Strategjik” për Tishan Refinery, me shumë vlerë edhe për Komunën tonë, duke u bërë seli e një gjigandi të fushës së rafinerisë që po i mungon Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, mora pjesë në takimin e ftuar nga Ministrja Rozeta Hajdari, udhëheqëse e Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike.
Na gëzon ardhja e investitorëve strategjikë dhe dhënia e titullit “Investitor strategjik”, për kompanitë e mëdha. Presim që edhe Tishan Refinery të shpallet “Investitor strategjik”, me projekt të planifikuar në zonën e shpallur me interes publik në Dobroshec.
Komuna e Drenasit i ka ndërmarr të gjitha veprimet për të përkrahur Projektin e Tishan Refinery. Projekti është në pajtim me planin zhvillimor komunal, me hartat zonale, miqësor me natyrën dhe me pajisje në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare.
Projekti ndikon në mirëqenien e qytetarëve tanë, sepse, do të jetë investim me mbi 170 milionë euro, sipas projeksioneve të kompanisë do të punësohen mbi 600 punëtorë, do të ketë rritje të të hyrave komunale dhe Kosova do të ketë 13% rritje të Bruto Prodhimit Vendor.
Mirëpresim nga Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike të japë titullin “Investitor Strategjik” për Tishan Refinery, me shumë vlerë edhe për Komunën tonë, duke u bërë seli e një gjigandi të fushës së rafinerisë që po i mungon Kosovës.
https://www.instagram.com/p/CqvWECNNK-f/