SHQIPËRI

“Fushatë me kosto të ulët”/ Veliaj: Paratë që jep KQZ do t’ia kthejmë komunitetit me investime

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me grupet dhe shoqatat rinore të qarkut, tha se Partia Socialiste për zgjedhjet e 14 majit do të zhvillojë një fushatë modeste dhe me kosto të ulët.

Veliaj: Ne duam të organizojmë një fushatë modeste, me koston më të ulët, pa sponsorizime, pa shpenzime; përkundrazi, duam të gjejmë disa mënyra kreative se si buxhetin që na jep KQZ-ja për fushatën, t’ia kthejmë komunitetit si investim për të mbjellë dashuri dhe bashkim, jo për të mbjellë sherr e përçarje. KQZ-ja duhet të shqetësohet për partitë pa logo, pa fonde nga shteti. Si mund të sponsorizohen ato? Kush janë sponsorët e tyre? Sponsorizojnë çekun e bardhë dhe avionë falas, ndërkohë që ne nuk kemi fare nevojë për këto. As nuk duam ta bëjmë, as nuk kemi nevojë për këto sepse puna flet vet”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj kishte edhe një pyetje për kundërshtarët politikë të cilin e quajti “pa logo”.

Veliaj: “E keni vënë re në rrjetet sociale këta që kandidojnë në partinë e Ilir Metës, por koalicioni është pa logo. Çdo ditë harxhojnë mijëra euro vetëm për të sponzorizuar Facebook-un sepse edhe ata e kanë kuptuar që janë një minorancë. Mund të bëjnë shumë zhurmë, por fakti që detyrohen të sponsorizojnë a thua se nuk e dinë njerëzit kush është Ilir Meta apo Sali Berisha dhe po sponsorizojnë që t’i njohin më mirë bëmat e tyre? Do të thotë që dikush ka hall. Pse nuk sponsorizon PS, pse nuk sponsorizojnë edhe kandidatët tanë? Sepse ne besojmë që punët tona duken kudo”, u shpreh ai.


Top Channel

Related posts

Opozita kërkoi shkarkimin e saj, Nikolla: Ktheva kokën pas, nuk kam gabuar! Kërkesa juaj pa fakte

admin

Çuçi kërkesë homologes Braverman: Amnistoni shqiptarët pa viza, por që punojnë ndershmërisht në Britani

admin

Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

admin

Leave a Comment