SHQIPËRI

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR në Tiranë: Do vëzhgojmë situatën para, gjatë dhe pas zgjedhjeve vendore

Banner

Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover po zhvillon konferencën e parë për mediat, pas mbërritjes në Shqipëri për misionin vëzhgues për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Glover tha së në vëzhgimin e vendoreve, pret bashkëpunim të mirë, ashtu si në zgjedhjet e shkuara. Ajo tha se në Tiranë do të jetë një ekip bazë, prej 13 ekspertësh nga shtetet e OSBE, përfshijnë ekspert ligjor, koordinator apo ekspertë për burimet njerëzore.

Do doja të theksoj fjalën ‘vëzhgoj’. Kemi parasysh vëzhgimin para zgjedhjeve, gjatë zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve. Secila periudhë është e rëndësishme Janë zgjedhjet e 16-ta që vëzhgojmë  që vëzhgojmë në Shqipëri. Kemi patur bashkëpunim shumë të mirë dhe uroj të kemi edhe për këto zgjedhje.

Do të kemi një ekip bazë në Tiranë, prej 13 ekspertësh nga shtetet e OSBE, përfshijnë ekspert ligjor, për zgjedhjet dhe politik si edhe dy nga media, një për pakicat kombëtar dhe një koordinator për vëzhguesit afat gjatë. Do ketë po ashtu ekspertë për burimet njerëzore dhe zëvendësi im.

Do të kemi edhe 24 vëzhgues afatgjatë të zgjedhjeve. Para zgjedhjeve do të na bashkohen edhe monitoruesit afatshkurtër, që do të shpërndahen në vend për të vëzhguar qendrat e votimit.

Për ditën e zgjedhjeve do të jetë edhe një delegacion nga BE dhe KiE. Kemi ardhur këtu pa një agjendë fikse të vendosur më parë, jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet duke parë performancën e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësit”-u shpreh Glover.


Top Channel

Banner

Related posts

PD me dy grupime, Elona Mihalit i bie shorti për të shqyrtuar vulën e partisë

admin

Regjistrimi i PD-së, Sefa: Komisionieri nuk po zbaton procedurat ligjore

admin

Një ditë para zgjedhjeve tentuan të blinin vota me pako ushqimore, arrestohen 3 punëtorë të Bashkisë

admin

Leave a Comment