SHQIPËRI

Javës tjetër nis fushata, Gjiknuri zbardh diskutimet e Kryesisë: Nuk do bëjmë aktivitete të mëdha, nuk duam të bërtasim

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte kryesinë ku u diskutua mbi strategjitë që do të ndiqen në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 majit, pak ditë para nisjes së fushatës elektorale.

Në përfundim të mbledhjes, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri bëri me dije për mediat se takimet në kuadër të fushatës elektorale do të nisin javën tjetër, siç e përcakton kodi zgjedhor. Ai tha se PS nuk ka qëllim organizimin e aktiviteteve masive, por takimeve të vogla me qytetarë ku do flitet për punën e bërë.

Kemi menduar të mos bëjmë aktivitete të mëdha masive. Nuk duam të bërtasim. Kemi menduar një strategji tjetër. Javën tjetër do të fillojmë aktivitete. Do të synojmë aktivitete më të qeta, takime më të vogla. Ata janë vetë të zhytur në rublat dhe shqiptarët janë të qartë, por strategjia jonë është e ndërtimit të së ardhmes dhe progresit që ka bërë vendi. Duam sigurinë dhe zhvillimin e vendit. Pala tjetër nuk ka asnjë program. Sa i takon akzuave për Kryemadhin, nuk është çështja se sa herë do deklarojmë ne me një fakt që është bërë publik, i takojnë organeve të drejtësisë që të zbardhin të vërtetën, PS s’do jetë pjesë e konferenca përditë në shtyp për këtë. Faktet janë evidentuar, dhe i takon drejtësisë. Veçse PS nuk do shpenzojë në këtë fushatë, nga ana tjetër duam të japim mesazhin se mbjellja e pemës është zhvillimi i jetës. Gjithmonë ka vend për mbjellje të pemëve. Logon dhe sloganin tonë politik do të bëjmë publik, por do t’i mëshojmë mesazhit të progresit dhe zhvillimit të vendit”, u shpreh Gjiknuri.


Top Channel

Related posts

Mbërrin në Durrës superjahti i bosit të Tottenham

Gjyla Halili

Rama: Ky rajon nuk është as i Albinit, as i Aleksandrit – të dalin nga kjo lojë politike Tom&Jerry

admin

Begaj: I bëj thirrje autoriteteve kosovare të kenë maturi e të koordinohen me partnerë

admin

Leave a Comment