AKTUALE

Ndryshimet kushtetuese, Mexhiti: Deklarata e Osmanit, nuk është qëndrim i partisë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti ka reaguar ndaj deklaratës së Bujar Osmanit i cili para disa ditëve tha se nuk është tani momenti që të hiqet 20% në Kushtetutë. Mexhiti tha se pikërisht tani është momenti, pasi kushtetuta nuk mund të hapet vazhdimisht dhe nuk mund të sigurohet numër i duhur i deputetëve. Ai tha se deklarata e Osmanit nuk është qëndrim i gjithë BDI-së pasi nuk është diskutuar në parti. Madje kjo deklaratë është në kundërshtim edhe me deklaratat e vetë kreut të partisë, Ali Ahmeti.

Sa i përket 20% ka pasur deklaratë publike edhe të z. Ahmetit se duhet kur të hapet kushtetuta të hiqet sepse është nënçmuese për shqiptarët. Nuk e di për cilën arsye para disa ditëve kënd e ka konsultuar Bujari, në kryesi qendrore nuk është debatuar që thirret dhe thotë se duhet të vijë një moment tjetër që të hapet kushtetuta, por Kushtetua nuk hapet çdo ditë. Nuk e kemi lehtë që pas mbylljes së kësaj të hapet sërish pasi do të duhet dy të tretat dhe 80 deputetë prandaj vlerësojmë që duhet kësaj radhe, sepse përveç që i kontribuojmë integrimit, futjes së bullgarëve, ta shfrytëzojmë këtë rast që të hiqet një padrejtësi ndaj shqiptarëve dhe e shoh se për këtë ka reflektim edhe tek pala maqedonase”, deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Related posts

Në VK Tabanocë dhe Bogorodicë pritet rreth 30 minuta

Gjyla Halili

Rita Ora dhuron spektakël para mijëra fansave në një koncert në Veronë

admin

Arrestime të reja për zjarrin në Koçan, ish ministra e drejtora po hetohen!?

Gjyla Halili

Leave a Comment