AKTUALE

Ahmeti takon ambasadorin OSBE, Kilian Wahl: Nisëm përgatitjet për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadorin Kilian Wahl. Ahmeti e ka falenderuar ambasadorin Wahl për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i jep vendit, ndërsa kanë diskutuar për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me organizatën më të madhe të sigurisë në botë.

Kryesimi me OSBE do të kontribuojë drejt një pozicioni të ri ndërkombëtar të vendit, ndërsa në mënyrë indirekte do të krijohen edhe mundësi që të manifestohet kapaciteti institucional që pritet nga Maqedonia e Veriut si vend anëtar i NATO-s dhe vend pretendent për anëtarësim në BE.

Reformat që po zhvillohen në vend, procesi i skriningut si dhe nevoja e ndryshimeve kushtetuese ishin gjithashtu temë e bisedës mes Ahmetit dhe Wahl, si nevojë e patjetërsueshme që vendi të vazhdojë procesin e integrimit europian, ndërkohë që Ahmeti e ka informuar ambasadorin Wahl për frontin e përbashkët europian që ka për qëllim finalizimin e këtij procesi me anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ahmeti e njoftoi z. Wahl që koalicioni qeverisës ka nisur përgatitjet për ndryshimet kushtetuese dhe ka hartuar plan për realizimin e tyre. Ahmeti dhe Wahl biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur në Ohër, si mundësi e vetme për paqe dhe prosperitet jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë, dhe me këtë rast u theksua mbështetje për zbatimin e plotë dhe joselektiv të dispozitave të kësaj marrëveshje.

Banner

Related posts

Stojçevska: Është lokalizuar zjarri në Sallën Universale! Nuk ka viktima

Gjyla Halili

Janevska: Nga marsi paga më të larta për profesorët dhe mësuesit

Gjyla Halili

52 vjeçari nga Gostivari mashtrohet përmes një aplikimi të rremë për kredi, i merren 2.000 euro

Gjyla Halili

Leave a Comment