SHQIPËRI

“Çregjistroni kandidatin e Shijakut”/ PS kërkesë KQZ: Rezeart Tusha është i dëbuar nga Zvicra

Socialistët kërkuan nga KQZ-ja që të çregjistrojë kandidatin e Foltores në Shijak për shkak se ka informacione se ai është i dëbuar nga Zvicra.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme po e verifikon këtë çështje prej dy vitesh pa rezultat dhe sot u përgjigj se Zvicra nuk pranon të japë informacion.

Dokumenti i lëshuar nga zyra për të huajt në federatën e Zvicrës i është dërguar ambasadës së Zvicrës në Shqipëri dhe i njofton për ndalimin e hyrjes në Zvicër edhe Lihtenshtein për shtetasin shqiptar Rezeart Tusha.

Në kronikën e dy viteve më parë Top Channel përmes një dokumenti të zyrës së emigracionit në Zvicër ekspozoi kandidatin e PD Rezeart Tusha në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, në pasjen e një dënimi në Zvicër të padeklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për një dënim në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin ‘Hydra” sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë.

Kanë kaluar dy vite nga zgjedhjet e shkuara por si KQZ ashtu edhe Departamenti i Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjithshme, dështuan t’i shkojnë deri në fund pastërtisë të figurës të kandidatit të PD në Shijak, Rezeart Tusha.

PD e Berishës përmes koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 Majit e fut përsëri në garë Tushën, kësaj here jo për deputet por për kryetar bashkie në Shijak.

Dërgimi nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” i emrit të Rezeart Tushës si kandidat nuk është lënë në heshtje nga PS.

Ka prodhuar një ankimim në KQZ ndaj kandidatin e Berishës në Shijak.

PS kërkon çregjistrimin e Rezear Tushës nga gara e 14 Majit duke i dhënë KQZ këtë argument.

 “Kandidati Rezear Tusha përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Rezulton se Rezeart Tusha është proceduar nga organet e ndjekjes penale gjyqësore për posedim të lëndëve narkotike e më tej është dëbuar nga shteti Zvicrës, duke iu ndaluar hyrja në këtë shtet. Ky urdhër ndalimi është publikuare edhe në Sistemin e Informacionit Schengen (SIS II) me qëllim zgjerimin e hyrjes në të gjithë territorin e vendeve anëtare të Schengen”.

Në vlerësimin tonë,  thotë Partia Socialiste, kandidati Tusha duhet t’i nënshtrohet një hetimi administrativ  të plotë nga Komisioneri,  të gjithanshëm dhe të shpejtë përpara datës së zgjedhjeve 14 Maj. Nga Selia Blu reagoi Rezear Tusha.

E kam dorëzuar formularin përkatës ku deklaroj se kam një kundravajtje në Zvicër, për shkelje të lejes së qendrimit. Këtë e kam deklaruar edhe në formularin për zgjedhjet e vititi 2021, kur kam qenë në listat e Partisë Demokratike, si kandidat për deputet”, tha ai.

 Tusha paraqiti edhe këtë dokument për të cilin tha se vërteton se është i padënuar në Zvicër.


Top Channel

Related posts

Prezantohet lista e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Veliaj: Fitojmë 40 mandate, i ftoj qytetarët të shohin kush punon për ta

admin

Sot mbahet Samiti rajonal mbi Planin e Rritjes në Tiranë

Gjyla Halili

OSBE/ODIHR nis vëzhgimin e zgjedhjeve/ Glover në konferencën e parë, Berisha ndryshon mendim

admin

Leave a Comment