AKTUALE

Komuna Aerodrom kërkon që të vendosë monumentin e Qoseto në lagjen Novo Lisiçe

Banner

Komuna e Aerodromit ka marrë vendim për vendosjen e përmendores së Andon Janev – Qoseto në lagjen Novo Lisiçe në Komunën e Aerodromit, informon PRESSonline.mk.

Duke pasur parasysh se është një vendim që tani është në juridiksionin e Kuvendit, pas përfundimit të plotë, nisma e miratuar nga anëtarët e Këshillit të Komunës së Aerodromit, së shpejti do t’i dorëzohet Kuvendit. Vendimin përfundimtar për marrjen eventuale të monumentit të përmendur dhe vendosjen e tij të mëtutjeshme në komunën e Aerodromit do ta marrë ky institucion shtetëror.

Duke marrë parasysh faktin se Këshilli i Komunës së Aerodromit, si dhe Kuvendi, janë organe përfaqësuese të qytetarëve, anëtarët e të cilave janë të zgjedhur në zgjedhje të drejtpërdrejta me votim, Komuna e Aerodromit ka obligim të respektojë vendimet e marra nga të dy organet shtetërore”, njoftojnë nga komuna.

Komuna apelon tek të gjithë individët, partitë politike dhe protagonistët e tjerë shoqëror që të përmbahen nga përhapja dhe plasimi i dezinformatave lidhur me këtë temë në opinion.

 

Banner

Related posts

Seancë e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve

Gjyla Halili

Fronti Europian: A është pajtuar “Vlen” me VMRO-në për revidim të Korridorit 8?

Gjyla Halili

Bogovina me përkrahje masive për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Leave a Comment