SHQIPËRI

Do rriten pagat dhe pensionet! Qeveria miraton të premten vendimin për “reformën historike”

Të premten në një mbledhje jashtë radhe të këshillit të ministrave merret vendimi për rritjen e të gjitha pagave dhe pensioneve si pjesë të reformës të lajmëruar nga kryeministri Rama.

Si mjekja e paraqitur në videon e mësipërme edhe mijëra të tjerë bluza të bardha e infermierë në Shqipëri rritjen e pagës ia komunikoi kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Pas rritjes të pagës së mjekëve specialistë me 50 mijë lek të reja në muaj prej 1 Prillit, tashmë ndryshim page edhe  mjekëve të përgjithshëm.

“Do të rritet me 59 mijë lek dhe do të shkojë 111 mijë e 672, këto bishtat mos iu merrni shumë fiks sepse mund të ndryshojnë, por sigurisht fakti që paga e mjekëve të përgjithshëm do të shkojë te 111 mijë lekëshi, nuk do të ndryshojë.”- u shpreh kryeministri Rama.

Sikurse edhe rritje page për infermierët.

“Do të shkojë te 72 mijë e 118 lek, por ky është hapi i parë sepse në harkun midis dy prilleve po themi, tani dhe prillin tjetër, do ta plotësojmë kuadrin. Mjekët specialistë do të vazhdojnë dhe për momentin nuk do kërkojnë më shumë shpresoj sepse specialistët në QSUT për shembull do ta kenë pagën 174 mijë lek, por mjekët e përgjithshëm do të shkojnë në 131 mijë e 672 lek dhe infermieret do të shkojnë 87 mijë e 118 lek.”- tha Rama.

Ambicia e qeverisë thotë kryeministri është.

“Paga mesatare në Shqipëri të shkojë në 900 euro paga mesatare, që nuk janë eurot e Gjermanisë, por nga ana tjetër edhe shtëpitë në Gjermani i kanë pak më të kripura eurot, edhe transporti në Gjermani do më shumë euro, edhe të gjitha shërbimet e tjera në Gjermani duan më shumë euro.”- tha Rama.

Më herët në përfundim të mbledhjes të qeverisë,  Zëvendës kryeministria Belinda Ballaku shpjegoi se  qeveria gjatë kësaj jave do të  diskutojë e bëjë publike  rritjen e pagave në sektorin shtetëror, pa harruar pensionistët.

“Do të kemi një mbledhje plus këtë të premte pikërisht për çështjen e pagave. Siç edhe e ka thënë kryeministri patjetër siç edhe ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Por siç do të rriten pagat me një fazim dy vjeçar ashtu do të duhet të ndodhi edhe për pensionet.”- u shpreh ministrja Balluku.

Këto rritje pagash të shtrira në dy faza janë cilësuar nga kryeministri Edi Rama si historike. Prej 5 ditësh, në Shqipëri ka nisur aplikimi  pagës minimale në 40 mijë lekë e detyrueshme për sektorin publik dhe privat.


Top Channel

Related posts

Tentoi të grabiste bankën në Unazën e Madhe me tulla dhe i pa maskuar

admin

Seriali ‘Rrushe’ i titruar nga Top Channel – vjen reagimi i aktores kryesore, Doresa Rexha

admin

U kërkua shfuqizim nga deputetët e PD-së, Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Ushqimeve

admin

Leave a Comment