SHOWBIZ

Akuzat ndaj Trump/ Kërkimet për Stormy Daniels 1000-fishohen në rrjetet pornografike pas arrestit (fotot)

Arrestimi historik i ish-presidentit Donald Trump ka shkaktuar si panik ashtu dhe lehtësim nëpër botë, dhe gjithashtu një rritje të pamenduar të kërkimeve në rrjet për aktoren pornografike Stormy Daniels.

Një prej rrjeteve kryesore të videove për të rritur tha për rrjetin TMZ se ardhja e Trump në gjykatën e Manhattan solli një rritje prej rreth 32,000% në shikimet e përditshme të pornostares.

Të mërkurën që shkoi kishte vetëm 34,500 kërkime për videot e 44-vjeçares që akuzohet se u pagua $130,000 për të mos folur për aferën e saj me Trump, të cilën ky i fundit mohon se ka ndodhur.

Por pasi dje gjykata e Manhattan e bëri Trump ish presidentin e parë të akuzuar për akte kriminale, kërkimet për të dashurën e tij sekrete arritën në 630,000.

Kjo rritje përkthehej në 32,400% të vizitave ditore, deklaroi rrjeti  Pornhub për agjencinë TMZ.

Çështja duket se po nxit tifozët e Daniels, e cila merr përshkrime nga më ekstremet në rrjetet pornografike, të shikohen miliona herë nga kuriozët e çështjeve të korrupsionit, seksit e politikës.

Gazetarët e TMZ pyetën sesa mund të ishin fitimet e reja të famës nga Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford.

Gjithsesi ajo duket se ka nevojë për çfarëdo që mund të fitojë pasi është urdhëruar nga gjykata t’i paguajë Trup më shumë se 120 000 dollarë për një padi te humbur shpifjeje të vitit 2018, shkruajnë rrjetet konservatore në SHBA.

Trump mohon se ka bërë seks me aktoren kur ka qenë i martuar me Melania edhe pse krahu i tij i djathtë Michael Cohen, ka pranuar se e ka paguar atë $130,000 për të mos folur për aferën.