SHQIPËRI

I dëbuar nga Zvicra për posedim të lëndëve narkotike, PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezart Tusha

Partia Socialiste ka bërë një kërkesë ditën e sotme për çregjistrimin nga zgjedhjet lokale të 14 majit, të kandidatit Rezart Tusha përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Nëpërmjet medias elektronike, subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqiperisë është vënë në dijeni të fakteve se kandidati Rezeart Tusha, përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Bashkinë Shijak, është regjistruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodin Zgjedhor dhe ligjin Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ndryshuar.

Me datë 4 Prill 2023 në shtypin e përditshëm është botuar shkriI dmi sipas te cilit “Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha, rezulton i dëbuar nga Zvicra në kuadrin e operacionit “Hydra” në vitin 1997, për posedim të lëndëve narkotike, duke ju ndaluar hyrja në Zvicër për pesë vite, një vepër penale kjo që sipas ligjit të dekriminalizimit të skualifkon nga gara për kryetar bashkie.

Njëkohësisht në artikull theksohet se kandidati nuk e ka deklaruar këtë në formular dhe mosdeklarimi i këtij problemi është vepër penale dhe nga ana tjetër te detyron të ndërpresësh garën për bashki.


Top Channel

Related posts

“Rama i jep valixhet me para McGonigal”/ Vokshi: Bashkohuni me ne, kjo është çështje demokracie e pluralizmi

admin

Lobimi rus në PD/ Berisha tregon për hetimin: Lulzim Bashën e lanë kryetar për interesa të Edi Ramës

admin

Arti, politika dhe marrëdhëniet Shqipëri-Greqi/ Rama intervistë për median greke: Çështja e detit ende e pazgjidhur, shkojmë në Hagë!

admin

Leave a Comment