SHOWBIZ

Foto/ Një çift bleu një “shtëpi fantazmë” të braktisur në Japoni dhe e ktheu atë në bujtinë

Japonezi Daisuke Kajiyama pas shumë udhëtimeve u kthye më shtëpi për të ndjekur ëndrrën e tij të hershme për të hapur një bujtinë.

Në vitin 2011, Kajiyama u kthye në Japoni me partneren e tij izraelite Hila, të cilën e takoi në Nepal, dhe dyshja u përpoqën të gjenin vendndodhjen e përsosur për sipërmarrjen e tyre të ardhshme.

Megjithatë, kishte disa pengesa të mëdha në rrugën e tyre. Si fillim, Kajiyama kishte shumë pak para pas vitesh udhëtimi në botë nëpër destinacione si Koreja, Tajvani, India, Nepali, Guatemala, Kuba dhe Kanadaja.

Kur ai nuk ishte në gjendje të gjente ndonjë gjë që plotësonte kërkesat e tij, Kajiyama vendosi të zhvendoste kërkimin e tij në shtëpitë e braktisura. Ai gjeti dy prona afër njëra tjetrës, një ish-fabrikë çaji jeshil dhe një shtëpi e një fermeri të vjetër, të vendosura afër një lumi. Pronat kishin qenë të pabanuara për gati shtatë vjet.

Si ai ashtu edhe Hila ishin të vetëdijshëm se kishin shumë punë përpara, por çifti i martuar në vitin 2013, ishte i emocionuar që ishte një hap më afër për të pasur bujtinë e tyre në një vend ideal.

Sipas Kajiyama, procesi i pastrimit të shtëpisë, ishte një nga pjesët më të vështira të procesit.

Me ndihmën e qeverisë, banorëve, dhe njerëzve që njihte nga udhëtimet ai mundi ta realizojë ëndrrën e tij duke e kthyer pronën e braktisur në një bujtinë tërheqëse dhe të bukur.