AKTUALE

Osmani: Çdo bllokim i procesit të ndryshimeve kushtetuese do të nënkuptojë izolim për vendin

Ndryshimet kushtetuese janë obligim që 27 shtete anëtare të BE-së i kërkojnë nga Maqedonia e Veriut. Nëse nuk ndodhin, vendi do të humb shanset për t’iu bashkuar rrugës së shpejtë drejt BE-së, tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në Bruksel.

“Amendamentet kushtetuese janë obligim që kërkohen nga 27 shtete anëtare të BE-së. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar një të ardhme të sigurt dhe evropiane për njerëzit. Çdo bllokim i këtij procesi do të nënkuptojë se ne do të futemi në një periudhë izolimi, ndoshta në një dekadë izolimi, ndoshta pas 10 vitesh, siç ndodhi me emrin, pasi njerëzit të kenë ikur nga Maqedonia e Veriut, pasi të ketë humbur shpresa, do të bëjmë ndonjë kompromis që do të jetë ndoshta edhe më i vështirë se ky tani, por treni veçmë të ketë ikur për në BE “, tha mes tjerash ministri Osmani në intervistën për TV21 në Bruksel.

Related posts

A doni të punoni nga Maqedonia për brendet më të mëdha në botë: Çdo punonjës i ri e fiton një bonus mirëseardhjeje – kërkohet vetëm 1 kusht!

Gjyla Halili

Seancë e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane

Gjyla Halili

Libri ” Porosia e Kullës”, nga Dr.Pashko Camaj u promovua në Prishtinë

Gjyla Halili

Leave a Comment