AKTUALE

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, realizoi takim me Zëvendës Shefin e Misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Eric Meyer

Ndryshimet kushtetuese, vetingu, Kodi Zgjedhor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjendja në burgjet dhe përparimi i bashkëpunimit në pjesën e reformave në gjyqësor ishin disa nga temat për të cilat biseduan Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA në Shkup, Eric Meyer

Lloga e informoi Meyer se pret që të gjitha partitë parlamentare, duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, më së voni deri më 10 prill, të propozojnë nga një anëtar të tyre për në grupin punues i cili do të përgatisë ndryshimet kushtetuese. Pritet që grupi punues zyrtarisht të formohet deri nga mesi i këtij muaji.

Lidhur me vetingun, Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, përsëriti se ky proces do të mund të realizohet vetëm me një përkrahje të qartë nga SHBA dhe BE. Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së SHBA, Eric Meyer, u informua edhe për ligjet të cilat janë në procedurë parlamentare, zgjidhja e re ligjore për Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë me të cilin ligj propozohet riorganizim i provimit pranues me synim të përgatitjes më të mirë të kandidatëve për pjesëmarrje të suksesshme në trajnime, ridefinimi i mënyrës së dhënies së provimit përfundimtar duke u bazuar në qëndrime dhe kriteriume objektive për vlerësimin e diturive të kandidatëve. U diskutua edhe për rastet politike të montuara dhe ndodhitë e fundit në INP Idrizovë dhe burgjet tjera në shtet.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, theksoi se SHBA-ja është mik i madh dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veritut në të gjitha proceset demokratike. Të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi të intensifikohet në periudhën në vijim.

Related posts

Maqedonia e Veriut e 112-ta sipas indeksit të brishtësisë

admin

Rruga Prizren-Tetovë, Grubi: Projektin e ka realizuar fund e krye Qeveria e RMV

Gjyla Halili

Penov: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtueses do të kemi problem edhe në NATO

admin

Leave a Comment