AKTUALE

Plenkoviq: Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë procesin e integrimit evropian, tani është koha të bëhen veprimet e duhura

Pas aleancës sonë në NATO dhe partneritetit në Bashkimin Evropian, besoj se pas disa vitesh Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së. Kroacia ka shumë vite që ju ndihmon në atë rrugë me gjithë zemër dhe pa kushte. Tani është koha për të bërë veprimet e duhura, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në konferencën e përbashkët për shtyp në Shkup me nikoqirin e tij Dimitar Kovaçevski, transmeton PRESSonline.mk.

“Unë jam një nga ata protagonistë që prej vitesh e ndjek rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takimin e nivelit të lartë në Zagreb 23 vjet më parë, ju e keni nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit edhe para se këtë ta bënte Kroacia. Që atëherë, ju keni bërë një sërë reformash, ju ndaluan pa të drejtë në atë rrugë evropiane. Pra, ne u përpoqëm nga një vend që e përfundoi procesin integrues në vitin 2013 dhe që për dy muaj e gjysmë do të shënojë 10 vjet të atij anëtarësimi, po përpiqemi që t’i zgjidhim ato pengesa, tha Plenkoviq.

Ai kujtoi se kur Kroacia kryesonte BE-në, u miratua metodologjia e re e negociatave dhe u mor vendimi për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Tani jemi në fazën e përshpejtimit të atyre proceseve përfundimtare, në mënyrë që rruga të marrë vrullin e vet dhe në kuadrin e dhënies së statusit kandidat Molldavisë dhe Ukrainës, statusit të kushtëzuar Gjeorgjisë dhe statusit të kandidatit për BeH-në, tani Maqedonia e Veriut mund ta përshpejtojë atë proces. Kroacia do ta ndihmojë atë në këtë proces. Një nga mënyrat është edhe delegimi i Vladimir Drobnjakut, i cili ishte negociatori kryesor për Kroacinë, për të ndihmuar ministrin dhe gjithë qeverinë tuaj, ky është manifestimi më i mirë i bashkëpunimit dhe lëvizjet e duhura në kohën e duhur. Dhe kjo është arsyeja pse tani është koha për të bërë veprimet e duhura, për të marrë vendime të larta që do të çojnë në hapa strategjikë pas lëvizjeve të shumta që janë tashmë pas jush” – tha Plenkoviq. /PRESSonline.mk

Related posts

Ali Ahmeti sot do të marrë titullin “Qytetar Nderi” i Tiranës

Gjyla Halili

2.000 euro gjobë për një tetovar i cili e ka ofenduar ish ambasadoren amerikane në Shkup

admin

Pushtimi izraelit i tokave palestineze shkaku kryesor i destabilitetit në Lindjen e Mesme

Gjyla Halili

Leave a Comment