AKTUALE

Gostivar, përfitoi 18.500 euro nga mashtrimet me viza për në Gjermani

Banner

Gjykata Themelore Penale në Gostivar ka shqiptuar paraburgim prej 30 ditësh ndaj një gruaje e cila dyshohet për mashtrim me viza pune për Gjermani, përcjell TV21. Sipas Prokurorisë, Gruaja dyshohet se disa herë ka shkelur nenin 247, paragrafi 3, alinea 1 në lidhje me nenin 45 të Kodit Penal dhe në këtë mënyrë ka përfituar 18.500 euro.

“E dyshuara, në periudhën nga marsi i vitit 2022 deri në mars të këtij viti, duke u paraqitur si e punësuar në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup dhe në MPB të RMV-së, ka mashtruar dhe dëmtuar tetë persona nga Gostivari. Qëllimi i saj ishte, duke shfrytëzuar mundësi të njëjta ose të ngjashme, të përfitonte për vete pasuri në mënyrë të paligjshme. Të dëmtuarve u ofroi sigurimin e vizave të punës për në Gjermani ose të certifikatave të njohjes së gjuhës gjermane, në këmbim të parave. Në këtë mënyrë, nga të gjithë të dëmtuarit, ajo ka arritur të përfitojë kundërligjshëm, në total, 18.500 euro. Pasi ua merrte paratë, ajo nuk ua kthente telefonatat personave të dëmtuar”, thonë nga Prokuroria.

Banner

Related posts

U FESTUA NË NEW YORK 113 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Gjyla Halili

Për shkak të një defekti do të jetë pa ujë shtrirja nga Pelisteri në Triumfalna dhe një pjesë e GTC

Gjyla Halili

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Gjyla Halili

Leave a Comment