SHQIPËRI

Zgjedhjet e 14 majit/ Ambasadoret Kim dhe Hohmann takim me komisionerin Celibashi

Sali Berisha i  shpallur ‘non grata’ nga  amerikanët iu mbyll dera nga KQZ-ja për të marrë pjesë në zgjedhje si kryetar partie,  megjithatë ai gjeti një rrugë për të  futur në garën e pranverës të zgjedhurit e tij falë ndihmës së Ilir Metës.

Me zgjedhjet pas porte, Shtetet e Bashkuara të Amerikës  i dhanë zë  shqetësimit të tyre për  përfshirjen  në fushatë të personave te sanksionuar nga Departamentit Amerikan i Shtetit.

Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë.  Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. 

Apelin publik, ambasadorja amerikane, Yuri Kim e  shoqëroi edhe me veprime konkrete. Bashkë me diplomaten e BE-së trokiti në zyrën e Komisonerit pak para se ai  të miratonte listat e kandidatëve. Por, krahas presionit të shtuar amerikan,   kandidatët  që kanë bekimin e Berishës kaluan filtrin e Komisonit Qendror të Zgjedhjeve në 11 Bashki.

Kryekomisionerit i dha dritën jeshile kandidatëve në  Shkodër, Lushnje, Korçë, Lezhë, Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, Bashki, ku socialistët do të kenë si rival vetëm kandidatët e Berishës dhe Metës, ndërkohë  në Fier dhe Kamëz përballjes i shtohen edhe sfidantët Alibeajt më logon e PD.

Për Bashkinë e Tiranës pretendent janë 6 kandiadatë. Socialisti Erion Veliaj, sfidohet nga demokratët: Belind Këlliçi dhe Roland Bejko, një ish deputete demokrate Lajla Pernaska, aktivisti Arlind Qorri dhe komunisti  Marko Dajti  që mundësinë për të garuar ia dhuroi demokrati Flamur Noka.


Top Channel

Related posts

Një emër e kishte shlyer nga lista – shtohet misteri rreth 14 vjeçarit që vrau 9 persona në një shkollë në Serbi

admin

3 milionë euro dyshohet se i fitoi me mashtrime, kjo është shqiptarja që u arrestua sot nga Policia

admin

“Ajo çfarë ka ndodh në Beograd, nesër mund të ndodhë edhe në Prishtinë”

admin

Leave a Comment