SHOWBIZ

Gruaja në krocerë bie për vdekje nga ballkoni mbi pasagjerin poshtë saj (fotot)

Një incident i rëndë ka ndodhur pak pas nisjes së krocerës Virgin Voyages nga Miami, SHBA e cila nisi lundrimin drejt Roatan në Honduras mbrëmjen e të dielës.

Një grua vdiq pasi ra nga ballkoni panoramik dhe ra një kat më poshtë mbi një pasagjer tjetër, raportonin mediat vendase.

Ky i dyti çuditërisht shpëtoi pa lëndime serioze.

Viktima kishte marrë ndihmë të shpejtë mjekësore por nuk mund të shpëtohej. Anija gjigante besohet se u kthye në Miami pas incidentit tragjik, ku zyrtarët po punojnë për të përcaktuar atë që kishte ndodhur.

Në një deklaratë të linjave Virgin Voyages, të publikuar nga rrjeti TMZ, thuhej: “Dje mbrëma pak pas nisjes, ndodhi një emergjencë mjekësore me një nga pasagjerët tanë”.

“Pasagjerja ra nga ballkoni u po qëndronte në kuvertën e një kati më poshtë. Megithëse ajo mori shpejt ndihmën mjekësore, ndërroi jetë. Jemi shumë të trishtuar nga kjo humbje jete dhe mendimet e ndjenjat tona janë me familjarët e personit”.

Incidenti vjen gati një muaj pasi një tjetër grua u gjet e vdekur gjatë lundrimit me kroçerën Carnival Cruise, e nisur nga Karolina e Jugut drejt Bahamas.