SHQIPËRI

Rama e Berisha, në garë me Podcast/ Para zgjedhjeve, me “flasim” dhe “Jeta përtej politikës”

Hey, përshëndetje të gjithëve. Sot do të flasim për risinë më të fundit në politikë, frymëzuar nga media. Pasi kanë shfrytëzuar çdo platformë digjitale, politikanët shqiptarë janë duke eksploruar mënyra të reja komunikimi për fushatën elektorale.

Në garë me njëri tjetrin se idea e kujt ishte e para, edhe pse për dëgjuesit nuk është diçka e re, Edi Rama dhe Sali Berisha kanë prezantuar të hënën e 3 prillit podcastet e tyre, “Flasim” dhe “Jeta përtej politikës”

“Lufta mes tyre nuk duhet të jetë se kush e hapi i pari, por se kush do e ketë më të dëgjueshëm dhe më interesant e afatgjatë si podcast. Nuk është inovativ podcasti në vetvete, por përfshirja e politikanëve në to. Më duket do na lënë pa punë ( qesh)” tha pedagogia Iris Luarasi.

Për Iris Luarasin, pedagogen që zhvillon për studentët e gazetarisë lëndën e podcastit prej më shumë se 3 vitesh, episodi i parë i ish kryeministrit Berisha nuk kishte ritëm, teksa ka disa këshilla për kryeministrin Rama para se të publikojë podcastin e tij.

Iris Luarasi: “Do ju thoja studentëve të mi se ky është një shembull se si nuk duhet bërë podcast. Megjithatë, jo gjithmonë episodi I parë  jep atë çelësin e suksesit… duhet të jenë më dinamikë, kjo iu vërteton atyre se nuk është kaq e thjeshtë puna e gazetarëve. Ndërkohë, titujt janë të goditur se njerëzit kanë interes të dinë përtej politikës dhe të kenë në qendër të bisedës komunikimin, pra të folurin”- tha pedagogia Iris Luarasi.

Podcastet,kjo modë e re që ka përfshirë politikanët si strategji për të bërë për vete votuesit, ka pasur kritika nga deputeti socialist Pandeli Majko gjatë diskutimit në komisionin parlamentar për ligjin e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

“A i kontrollon njeri këto apo janë si zonë e lirë ekonomike ku secili thotë çdo gjë?”- ta Pandeli Majko


Top Channel

Related posts

Lëkundje të forta tërmeti në juglindje të Shqipërisë

admin

Nxirren trupat e pajetë të turistëve nga humnera në Valbonë

admin

“Je gruaja ime dhe të bëj ç’të dua”, arrestohet shqiptari për përdhunim dhe keqtrajtim ndaj bashkëshortes

admin

Leave a Comment