SHOWBIZ

Foto/ Shtëpia e saj u përfshi nga flakët, Caterina Scorsone tregon se kishte dy minuta kohë për të shpëtuar vajzat

Aktorja e “Grey’s Anatomy”,  Caterina Scorsone zbuloi se ajo dhe tre vajzat e saj të vogla i shpëtuan vdekjes kur shtëpia e saj në Kaliforni u përfshi nga flakët – duke vrarë katër kafshët e tyre të dashura.

Aktorja e lindur në Toronto, 41 vjeç, shkroi në Instagram të hënën duke detajuar ngjarjen tragjike, ku familja e saj pothuajse u vra.

Ajo me vajzat e saj Eliza, 10 vjeç, Paloma ‘Pippa’ Michaela, 6 (e cila jeton me sindromën Down), Lucky, 3, dhe me ish-bashkëshortin Rob Giles ndanë një seri fotosh që tregojnë dëmtimin e Rezidencës Poppy Peak Drive në Pasadena.

“Disa muaj më parë shtëpia ime u dogj”, tha Scorsone. “Për fat të keq, ne humbëm të katër kafshët tona shtëpiake.”

Scorsone, e cila luan rolin e Dr. Amelia Shepherd në serialin ABC, përshkroi se sa mirënjohëse ishte që u arratis nga shtëpia e saj, e cila vlerësohet në 2,247,900 dollarë.

“Ndërsa i bëja fëmijët e mi gati për shtrat dhe mbaronin kohën e banjës, tymi filloi të depërtonte përmes finove rreth vaskës,” tha ajo.“Kur pashë në korridor, një lumë me tym të zi të dendur ishte formuar dhe po mbushte shtëpinë.”

“Kisha rreth dy minuta kohë për të nxjerrë tre fëmijët e mi nga shtëpia dhe ia mbathëm. Ne dolëm. Dhe për këtë jam përjetësisht mirënjohëse”, shtoi ajo.