Vendimi për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva drejt Rusisë do të jepet më datë 14 prill.Gjykata e Elbasanit ka dëgjuar sot palët për ekstradimin ose jo të shtetases ruse. Vetë ‘blogerja nuk ka pranuar që të ekstradohet.
Autoritetet ruse kanë kërkuar lejimin e ekstradimit të saj, por situata e përfshirjes së Rusisë në luftë pamundëson ekstradimin e saj drejt Rusisë. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i kërkon Gjykatës që të mos lejohet ekstradimi i shtetases ruse drejt Rusisë e ndërsa shtoi se aktualisht ka edhe një procedimin penal ndaj saj në Republikën e Shqipërisë për të cilën është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg”.Avokatet e cilësuan kërkesën e prokurorisë për mospranimin e ekstradimit të shtetases ruse drejt Rusisë një kërkesë të ligjshme.
Sipas tyre, moslejimi i ekstradimit të saj është i bazuar në Konventën Europiane për të Drejtat e Lirive Themelore të Njeriut.
Sakaq vetë blogerja ruse deklaroi në seancën e sotme se kërkesa e federatës ruse duhet të rrezohet dhe se ajo ka kerkuar azil në Shqipëri.
Zveltana: “Jam dakord me kërkesën që kërkesa e Federatës Ruse duhet rrëzuar. Kam bërë kërkesë si azil kërkuese ne Shqipëri dhe është duke u shqyrtuar. Jam dakord të qendroj në Shqipëri e mos të dërgohem në Federatën Ruse”.
Në fund gjykatësi Elis Dine deklaroi se vendimi nuk do të shpallet sot per shkak te kompleksitetit te ceshtjes por dhe faktit se shtetasja ruse e kishte të paqarta shikimin pasi i ishin dëmtuar syzet e nuk kishte mundur ti ndërronte. Në seancën e sotme u vu re mungesa e përfaqësuesve të ambasadës ruse.