Kourtney Kardashian befasoi fansat me zgjedhjen e këngës së saj teksa promovonte një produkt të ri nga marka e saj Wellness, Lemme.
Ndërsa tregonte artikullin, kënga e Gomez e vitit 2014 “The Heart Wants What It Wants” ishte në sfond, dhe kjo ra në sy të ndjekësve.
“Edhe Kourtney është ‘në skuadër’ me Selenën”, shkroi dikush. Ndërkohë, një tjetër komentues pyeti nëse Gomez, ishte “shoqe” me Kourtney pas dramës së saj me Kylie Jenner.
Kylie u kritikua në shkurt kur postoi në Instagram një foto me Hailey, ku tregonin vetullat e tyre, vetëm pak pasi Selena postoi në TikTok një video ku tha se i kishte bërë vetullat keq aksidentalisht.
Jenner tha se nuk ekziston diçka e tillë, dhe nuk ka qenë ky synimi i tyre: “Ju djema po krijoni diçka nga asgjëja, ky është budallallëk.”
Gomez gjithashtu i ktheu përgjigje duke shkruar në seksionin e komenteve: “Dakord @kyliejenner është e gjitha e panevojshme. Unë jam një fanse e Kylie!”
Në të njëjtin muaj, ylli i “Only Murders in the Building” njoftoi se do të largohej nga rrjetet sociale.
Pak ditë më parë, Selena vendosi që të mbrojë gruan e ish-të dashurit e saj duke shkruar në një “story” në Instagram: “Hailey Bieber kontaktoi me mua dhe më bëri të ditur se ajo ka marrë kërcënime me vdekje dhe urrejtjeje.”
“Askush nuk duhet të përjetojë urrejtje ose ngacmim. Unë gjithmonë kam mbrojtur mirësinë dhe me të vërtetë dua që e gjithë kjo të ndalojë”, shtoi ylli.
Po atë ditë, Hailey foli dhe tha se kanë qenë jave të vështira për të duke falenderuar Selenën për mbështetjen.
Top Channel