Në Tetovë u vendos gurthemeli i Korridorit 8. Kryeministri Dimitar Kovaçevski, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler, kryetari i departamentit të infrastrukturës Bechtel Shon Kenny, ishin prezent në këtë akt solemn.
Ejup Rustemi, drejtor i NP të Rrugëve Shtetërore, në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8 tha se nënkupton forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare jo vetëm më fqinjët po edhe me fqinjët e tyre.
“Korridore që do të nënkuptojnë forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare jo vetëm më fqinjët po edhe me fqinjët e tyre. Në këto katër vite e shtatë muajt e ardhshëm, me Marrëveshjen për ndërtimin e Korridorit infrastrukturor 8 dhe atij 10-D, me partnerin strategjik Konsorciumin “Bechtel & Enka”, do të ndërtohen katër drejtimet rrugore të këtij rrjeti autostradash euopiane: Autostrada Tetovë-Gostivar Autostrada Gostivar-Bukojçan Autostrada Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe Autostrada Prilep-Manastir Në ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme! Dhe pikërisht për këtë arsye, sot këtu kur fillojmë ndërtimin e Korridorit 8, nga kjo foltore dua të falënderoj ngrohtësisht dhe sinqerisht të gjithë ata që u përfshinë në mënyrë aktive dhe kontribuan profesionalisht për ta bërë realitet këtë projekt shumë të rëndësishëm”, tha në fjalën e tij Rustemi, përcjell Indeks.mk
Ai potencoi se nuk mund t’i largohet nga mendja përshtypjet dhe imazhet që janë thellë në kujtimet e tij nga momenti, akti i nënshkrimit të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D.
“Atëherë por edhe tani, më rikthen kujtimet e para 30 viteve, ditët e mia studentore në Tiranë, kur studioja, kur prej këtu deri atje udhëtoja mbi 10 orë. Tani arrijmë në Tiranë përafërsisht për pesë orë. Edhe kjo është shumë duke marrë parasysh distancën. Megjithatë, pas realizimit të këtij projekti, më ndërtimin e këtyre akseve rrugore nga Korridori 8, në më pak se pesë vitet e ardhshme, do të udhëtojmë drejt Tiranës për vetëm dy orë. Të nderuar, Kjo është vlera e vërtetë e këtij projekti, ky është dimensioni nacional, fqinjësor, rajonal dhe evropian i infrastrukturës rrugore kapitale të Korridorit, së bashku me përfitimet ekonomike dhe të gjitha përfitimit sociale për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajonit në tërësi. Nëse romakët dinin për këtë fakt dhe prej këtu kalonte Via Ignatia, ne përsëri krijuam “Via Ignatia-n” tonë të re, gjegjësisht krijuam Korridorin 8 dhe Korridorin 10-D, sipas të gjitha normave dhe standardeve botërore. Korridore që do të na shpijnë në mënyrë sa më të shpejtë dhe më të sigurt në vendet fqinje, qytete, porte, pushimore”, potencoi drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi.
Ai falënderoj kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin, kryeministrin Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë Grubi, ministrin Boçvarski, dhe të gjithë ministrat e tjerë të përfshirë në procesin e realizimit të këtij projekti madhor infrastrukturor.
“Megjithatë, mbi të gjitha, falënderim të veçantë shpreh deri tek punonjësit e NDRRSH-së, të cilët ishin një mbështetje e madhe, por edhe punuan shumë për të arritur këtë moment solemn dhe momentin kur vizioni bëhet realitet”, përfundoi Rustemi.