SHQIPËRI

“Drejtësia të hetojë rastin”, PS: Kryemadhi gjen si rrugëdalje vetëm kërcënime dhe shantazhe ndaj mediave

Partia Socialiste u ka bërë sërish thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetimet për përfshirjen e ish kryetares së LSi-së, MonikaKryemadhit në kompani të oligarkëve rusë.

Sipas deputetit Petro Koçi, Kryemadhi gjen si rrugëdalje nga kjo situatë vetëm kërcënime dhe shantazhe ndaj mediave.

Koçi: Transfertat bankare të një deputeteje të Kuvendit të Shqipërisë me kompani offshore të lidhura me Rusinë, përfaqësojnë një ngjarje jashtëzakonisht shqetësuese e te rende në historinë e politikes shqiptare. Një deputete që merr para nga kompani oligarkësh rusë të cilët ushqejnë me rublat e tyre, makinerinë vrasëse të Kremlinit, nuk mund të injorojë opinionin publik dhe organet e drejtësisë. Drejtësia e re do të duhet t’i japë përgjigje të shpejtë dhe proporcionale këtij shqetësimi publik sepse kjo është çështje e një urgjence kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtësia do të duhet ta adresojë menjëherë implikimin në financime ruse, e një deputeteje të një vendi anëtar të NATO-s. Drejtësia nuk duhet të humbasë kohë, teksa të dhënat e mediave ngrejnë dyshime të forta, se oligarkët rusë kanë shtrirë duart në vendimmarrjen publike, përmes financimeve të partive, politikanëve apo deputetëve. Dokumentet e publikuara nga media flasin për përfshirjen e Monika Kryemadhit në marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë. Në një nga faturat e transfertave bankare pasqyrohet deputetja Kryemadhi të këtë marrë para në formë dividenti nga kompani offshore të rusëve. Përderisa ka marrë dividentin, Kryemadhi duhet të sqarojë se në çfarë lloj biznesi është përfshirë ajo me rusët? A është ajo aksionere me oligarkë e politikanë rusë në këto kompani offshore? Çfarë u ka premtuar ajo rusëve në këmbim të këtij biznesi fitimprurës për të? Si mundet që një ligjvënëse e Kuvendit të Shqipërisë të përfshihet në marrëdhënie biznesi me oligarkët rusë, paratë e të cilëve po mbajnë në këmbë regjimin gjakatar të Putinit? Si mund të bëjë biznes me rusët bashkëshortja e ish-Presidentit të një vendi me vokacion të palëkundur euroatlantik? Përse i fshihet llogaridhënies Zonja Kryemadhi për këto raportime implikuese? Çdo politikan dhe zyrtar i këtij vendi ka detyrimin ligjor që të deklarojë çdo qindarkë të ardhurash, por këto shuma sipas mediave, Kryemadhi nuk i deklaroi kurrë. Taktika e sulmeve mbi mediat denoncuese nuk është gomone shpëtimi. Ndërkohë që deputetja Kryemadhi gjen si rrugëdalje nga ky skandal vetëm kërcënimet dhe shantazhet ndaj mediave, Partia Socialiste i bën thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë rastin me ekzigjencë të palëkundur. Drejtësia do të duhet të hetojë dhe të dalë në një përfundim mbi akuzat që media ngre për mosdeklarim, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, e mbi të gjitha për raportet e interesit apo biznesit të Kryemadhit me rusët, që nuk janë e nuk mund të jenë kurrë interesat e Shqipërisë!

Edhe Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat iu drejtua organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet ndaj Kryemadhit.

Kujtojmë se Top Channel publikoi fakte autentike të cilat mbërritën në redaksitë tona nga burime anonime dhe që flasin për implikimin e ish kryetares së LSI dhe deputetes së Partisë së Lirisë në lidhje ruse.

Këto fakte janë faturat bankare, llogaritë bankare në disa banka në Zvicër dhe Portugali e Qipro nga të cilat Kryemadhi ka marrë dhe ka dërguar para në kompani offshore që ishin në zotërim nga aksionerët kryesorë të lidhur ngushtësisht me politikat dhe me vetë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, partinë e tij.


Top Channel

Related posts

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Hoxha rrëfen prapaskenat: Çka po flitet për Kosovën në OKB

admin

“Erdhe këtu takove djallin”, Rama publikon pjesë nga podkasti me Alice Taylor: Mund të thonë të bleu, të korruptoi, të bëri magji

admin

Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit

admin

Leave a Comment