Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas theksoi se të ardhurat për banorë në vit janë rritur me 87.5%.
Rama: Të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3300 euro kur morëm detyrën në 6090 euro sot, 87.5%, gati dyfish dhe për të mos bërë krahasime të tjera kur morëm detyrën, por krahasime vetëm me veten dhe vitin përpara krizës së madhe të pandemisë dhe gjithë atyre që pasuan, eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kanë arritur shifër rekord, vendi ynë ka eksportuar 4.1 mld euro, në 2022, 57% më shumë se në 2019 falë punës dhe njerëzve të punës dhe falë konkretizimit të gjithë përpjekjeve dhe për të hapur rrugë të reja për njerëzit që eksportojnë. Eksportet e tekstileve dhe të këpucëve edhe ato kanë arritur një shifër rekord 1.15 miliardë. Të ardhurat nga turistët e huaj në 2022 janë 2.84 mld euro, 36% më shumë se në 2019, ndërkohë që numri i turistëve preku 7.5 milionë. Rritja e të ardhurave, vizitorët 36%, të ardhurat janë rritur dy herë që tregon se është rritur numri i ditëve të qëndrimit dhe konsumi i tyre në Shqipëri. Të ardhurat vjetore nga IT në 2022 eksport shërbimesh 156 milionë euro, më shumë krahasuar me vitin 2019, investimet e huaja në 2022 janë rritur me 29%, 1.37 miliardë, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë, rritja ekonomike në shifra dhe në fund dua të falënderoj bankën Botërore për gjithë mbështetjen e saj për këtë proces që kemi kurorëzuar deri tani. Është procesi më i thelluar.
Top Channel