SHOWBIZ

Katër vite më parë e quajti veshjen e Khloe si “klloun”, Kim Kardashian shfaqet me të njëjtin pellush rozë

Kim Kardashian u kritikua për zgjedhjen e saj të stilit në Tokio, pasi katër vite më parë kishte akuzuar Khloé Kardashian për pamjen e saj në Japoni.

42 vjeçarja postoi në Instagram momente nga udhëtimi i saj i fundit me me vajzat North, 9 vjeç, dhe Chicago, 5 vjeç. Nga fotot fansat nuk e humbën një detaj të rëndësishëm. Kim kishte veshur një pellush rozë, të cilin e kishte quajtur të papërshtatshëm kur Khloe e veshi para 4 viteve.

Kim Kardashian dhe vajzat e saj përputhen në rozë në Tokio

Një nga fansat postoi të dyja fotot e motrave në Twitter duke shkruar: “Epo mirë, @KimKardashian kërko falje tani!!”, duke shkaktuar reagime gazmore nga Khloé dhe Kourtney në komente.

“Jam duke pritur,” shkroi Khloé, 38 vjeç, në Instagram.

Kim Kardashian jokes about copying sister Khloe's outfit that she said made her look like 'a clown' | Daily Mail Online

“Nuk mund të ha as darkë sepse jam shumë e neveritur me veshjet e çmendura të motrave të mia që nuk shkojnë me pamjen time”, tha Kim në një rrëfim gjatë një episodi të tetorit 2018. “Në fakt është e turpshme.” 

Kim u tha atyre se dukeshin si “klloun”.

Yjet e Kardashians udhëtuan në Tokio në atë kohë në mënyrë që Kim të mund të xhironte një fushatë për linjën e veshjeve Yeezy të burrit të atëhershëm Kanye West .


Top Channel

Related posts

Mbi 2 mijë vizita në Disneyland, 50-vjeçari nga Kalifornia hyn në librin e rekordeve Guinness

admin

Megan Fox kthehet në Instagram dhe kritikon thashethemet ‘e pabaza’ për lidhjen e saj me Kelly

admin

Foto/ Shtëpia e saj u përfshi nga flakët, Caterina Scorsone tregon se kishte dy minuta kohë për të shpëtuar vajzat

admin

Leave a Comment