SHQIPËRI

E fortë! Ngjela në “Top Story”: Amerikanët janë hedhur në sulm, po tregojnë paratë ruse në politikë

Banner

Përfshirja  e Monika Kryemadhit, ish-kryetare e LSI, në financime dhe pagesa të dyshimta nga kompani off shore të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës ka qenë çështje diskutimi mbrëmjen e kësaj të hëne në “Top Story”.

I pyetur për këtë çështje, avokati Spartak Ngjela është shprehur se rrjedhja e këtyre informacioneve ka ardhur me leje të Uashingtonit, pasi sipas tij këto të dhëna kanë qenë në dorë të inteligjencës amerikane dhe askujt tjetër.

Duke akuzuar Kryemadhin për shitje të interesit kombëtar, Ngjela pyet: A kishte Rusia simpati për LSI apo bëhet fjalë për shtrirje të influencës në Ballkan?

Pjesë nga debate:

Ngjela: Në këto moment konstatoj se është hedhur në sulm politika amerikane, sepse këto i ka pasur FBI-ja si informacione, askush tjetër.

Duma: Ti e shikon këtë si një veprim të FBI-së?

Ngjela: Ose të shërbimeve të tjera amerikane, por ka një gjë… Ushingtoni është në këtë mes sepse është Rusia. Bëhet fjalë për ndikimin në Ballkan. A kishte Rusia simpati për LSI?

Unë kam qenë i pari që e kam denoncuar këto lidhje, e mbani mend? Por nuk kam para filxhanin e kafesë apo gjera të tjera si këto…

Duma: Shumë pyesin nga i keni gjithë këto infiormacione avokat?

Nga profesioni zonjë. Unë nuk kam lidhje me politikën dhe vetëm një herë e kam takuar ambasadoren amerikane, por gjithçka e nuhas prej profesionit.


Top Channel

Banner

Related posts

“Paga minimale, 45.000 lekë”/ Rama: Deri në fund të mandatit, do të rrisim edhe pagën mesatare

admin

Kosova 15 vite shtet/ Presidenti Begaj: I tregoi botës se di të jetë faktor stabiliteti për paqen, ka demonstruar me fakte pjekurinë

admin

“Me kurorë në kokë” – del momenti i arrestimit të Ujkut të Cërrikut si trafikant droge në Shqipëri

admin

Leave a Comment