AKTUALE

Golob: Rruga e Maqedonisë kah BE-ja nuk duhet të ndalet, të mbizotërojë arsyeja

Kryeministri slloven Robert Golob është decid se procesi i negociatave të Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndalet, sepse rruga evropiane e vendit është garancia më e fortë për stabilitetin e rajonit, njofton bild.mk.

“Kjo është një mundësi historike që nuk ka të bëjë me përkatësinë partiake, por me të ardhmen e mbarë popullit të Maqedonisë, nga ana tjetër, ne kemi një mirëkuptim të këtij procesi edhe në mesin e vendeve anëtare të BE-së. Në Bruksel do të qëndrojmë me vendosmëri në qëndrimin se procesi aktual i negociatave nuk duhet të ndalet me futjen e çështjeve shtesë dypalëshe në rendin e ditës, do të insistojmë të vijohet përpara me ato procese që janë rënë dakord prej kohësh për ndryshimin e Kushtetutës. Asnjë çështje shtesë nuk duhet të vendoset në procesin e negociatave”, potencoi kryeministri slloven Golub.

Kryeministri Kovaçevski në konferencën për media menjëherë pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve theksoi se Maqedonia e Veriut i mbylli të gjitha çështjet e hapura me fqinjët dhe siç tha sa herë që vendi merr vendim shtetëror, Maqedonia e Veriut del më e fortë dhe ecën përpara.

“Unë besoj fuqishëm se do të mbetemi të përkushtuar dhe do të ecim me sukses në rrugën evropiane, edhe pse disa forca të brendshme dhe të jashtme mund të mos e dëshirojnë këtë”, tha Kovaçevski.

Krahas mbështetjes së fuqishme politike, Sllovenia në dy dekadat e fundit ka përkrahur zbatimin e reformave me 40 milionë euro, ndërsa në sferën e ekonomisë, me shtatë për qind, Sllovenia është investitori i pestë i huaj në Maqedoni, theksoi Kovaçevski.

Related posts

LSDM: Gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së nuk mendohej për të rinjët, por për pasurimin e tyre personal

admin

Mickoski: Deri në fillim të dhjetorit, arsimtarët do të mund ta marrin K-15

Gjyla Halili

Pas reagimit të Valdet Xhaferit, dorëzohet Taravari! Vendos në funksion ndriçimin publik në Malësinë e Gostivarit

Gjyla Halili

Leave a Comment