SHOWBIZ

Bashkëshortja e Elvis Pupës tregon arsyen pse flenë në dhoma të ndara

Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina Pupa ka qenë në një lidhje Skype me emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ndër të tjera është pyetur edhe për deklaratën që ka bërë Visi brenda Big Brother se të dy flenë në dhoma të ndara.

Ajo shprehet se është e vërtetë deklarata e Visit dhe se arsyeja pse flenë të ndarë është sepse ai gërhet dhe Belina e ka gjumin shumë të lehtë. Fakti që flenë në dhoma të ndara, sipas saj nuk do të thotë se nuk duhen.

Enxhi Nasufi: Brenda shtëpisë së Big Brother Visi ka ndarë diçka me banorët, nuk e dimë nëse ka qenë një batutë apo diçka e vërtetë, ai ka rrëfyer se prej disa vitesh ju flini në dhoma të ndara, na i shpjego pak këtë bisedën.

Belina Pupa: Ideja është që ne kemi 13 vite të martuar bashkë, ne jemi martuar se jemi dashur vërtet dhe vazhdojmë të duhemi vërtet. Përsa i përket kësaj pjesës së gjumit, ne rrimë bëjmë qejfet tona dhe kur është momenti pastaj flemë gjumë veç e veç. Gjumin e kam shumë problem, po të fluturojë një mizë tek dhoma ime unë e dëgjoj, e kam shumë të lehtë gjumin dhe Visi ka problemin e gërhitjes, prandaj e kemi bërë këtë gjë. Në mëngjes kemi një rregull, o vjen njëri tek tjetri o shkon tjetri tek njëri, kështu që kush çohet i pari.


Top Channel

Related posts

Fatkeqësi në familjen e këngëtarit Ben Kweller, djali i tij 16-vjeçar humb jetën në një aksident automobilistik!

admin

Pse veturat e reja nuk janë aq të mira sa më parë?

admin

Ndalohet nga policia në aeroport Cllevio Serbiano! Për shkak të Noizyt?

admin

Leave a Comment