SHQIPËRI

Kryeministri Rama do të nisë podcastin e tij: Flasim edhe me kundërshtarë, të ftuar politikanë e artistë

Banner

Kryeministri Edi Rama do të nisë së shpejti podcastin e tij, i cili do të quhet ‘Flasim’ .

Rama thotë se në këtë podcast do të ketë të ftuar politikanë, por edhe njerëz nga sfera të ndryshme, si arti, media apo kultura.

Ai thotë se në këtë podcast nuk do të mungojnë as kundërshtarët e tij, të cilët do të marrin ftesë por do të jenë në dorën e tyre nëse do të pranojnë një përballje me kreun e qeverisë.

Flasim është një eksperiencë re, për mua dhe ju. Flasim është podcasti im i menduar për të folur lirshëm në praninë tuaj me njerëz të njohur a të panjohur. Personazhe të skenës publike, politikës, artit, kulturës, medias, shqiptarë, të huaj, miqësorë apo jo ndaj meje. Por edhe protagonistë të jetës shqiptare aty ku nuk hyjnë sytë e vëmendjes publike, madje edhe kundërshtarë pse jo, nëse e pranojnë ndonjëherë ftesën. Kjo është dëshira! Flasim”, thotë Rama.


Top Channel

Banner

Related posts

“Shkuan për tu larë por…” flet i afërmi i 4 viktimave në Gramsh

admin

Veliaj: Këta që premtojnë se do i bëjnë të gjitha falas, nuk u paguanin as sigurimet shoqërore punonjësve

admin

Nuk arriti të përmbyllte sfidën, Eva Buzo përfundon në spitalin e Vlorës, kjo është gjendja e saj

admin

Leave a Comment