AKTUALE

Lladrovci falënderon strukturat, qytetarët dhe kompanitë që morën pjesë dhe përkrahën marshimin

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar strukturat e PDK-së, qytetarët dhe kompanitë që morën pjesë dhe përkrahën marshimin e sotëm, të organizuar nga Platforma “Liria ka emër”, në Prishtinë, marshin solidarizues me liderët e luftës e paqes që do të fillojnë gjykimin nesër në Hagë.

Qytetarët e Komunës së Drenasit çdo herë kanë dëshmuar largpamësi në proceset me rëndësi për vendin dhe situatat sfiduese që kemi kaluar dhe po kalojmë. Krenar me Juve, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Faleminderit struktura, qytetarë dhe kompani që morët pjesë dhe përkrahët marshimin

Falënderoj strukturat e degës së PDK-së, nëndegëve, asamblistët dhe aktivistët për organizimin e shkëlqyer dhe informimin e qytetarëve për pjesëmarrjen në “Marshin për drejtësi”.

Po ashtu, falënderoj të gjithë qytetarët e komunës së Drenasit që morën pjesë në “Marshin për drejtësi”, duke dëshmuar se heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk janë vetëm me pjesëmarrjen në marshin më të madh në Republikën e Kosovës, pas çlirimit.

Falënderoj të gjitha kompanitë turistike dhe transportuese të cilat na ofruan autobusët për transportimin e qytetarëve pjesëmarrës në marshin e solidaritetit me heronjtë e luftës dhe paqes.

Qytetarët e Komunës së Drenasit çdo herë kanë dëshmuar largpamësi në proceset me rëndësi për vendin dhe situatat sfiduese që kemi kaluar dhe po kalojmë. Krenar me Juve!
https://www.instagram.com/p/Cqi0BVgNmj7/

Related posts

Tubim përkujtimor në Zvicër më 18 janar për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Gjyla Halili

Në VK Tabanoc pritet rreth 30 minuta

Gjyla Halili

Gërvalla mohon se ka probleme me Kurtin: Koalicioni është stabil, ka përpjekje për të na përçarë

admin

Leave a Comment