SHOWBIZ

Pas surprizës në emision, babai i ndërroi jetë. Pasha e përlotur: iku i lumtur nga kjo botë…

Dy javë më parë në pjesë e rubrikës “Mama Single”, ka qenë Pasha e cila ka treguar historinë e saj të dhimbshme, problemet që kishte me bashkëshortin e parë dhe faktin që ai i refuzoi atësinë fëmijës së tyre.

Kjo gjë e cila ka qenë tepër e rëndë për Pashën, e bënte të mendonte dhe vetëvrasjen. Por Pasha ka pasur mbështetjen e pakusht të familjes dhe babait të saj, gjë që e ka ndihmuar që të kalonte këtë vështirësi në jetë. Pasha ka qenë sërish e ftuar në këtë rubrikë, pasi i ati i cili ishte një mbështetje e madhe për të ka humbur jetën të premten e kaluar dhe ka folur për përjetimin e saj në këtë periudhë të vështirë.

Nevina Shtylla: Babai yt të cilin Manushi e ka cilësuar edhe si hero për shkak të përkushtimit dhe dashurisë që ka shfaqur për ty për fat të keq është ndarë nga jeta. Më lejo të të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Pasha: Faleminderit shumë, po babi është ndarë nga jeta të premten e kaluar, ne e dinim pak a shumë sepse vuante nga tumori, po përgatiteshim, por realisht tjetër gjë është të përgatitesh dhe tjetër gjë ta përjetosh. Unë do falënderoja shumë Manushin vetëm për mënyrën se si ti je shprehur për tim at.

Ai mori nje mesazh kaq të bukur para se të ndahej nga jeta dhe është një mesazh që e ka parë gjithë Shqipëria. Më falni po prekem shumë akoma se është shumë herët. Them që çdo njeri, përveç babit tim e ka kuptuar se çfarë sakrifice bëhet për fëmijën dhe e ka kuptuar edhe sa larg shkon prindi për fëmijën, por gjëja më e rëndësishme për mua është që babi im është krenar për mua dhe u largua i lumtur besoj nga kjo jetë.

Manushi: Bëhu e fortë siç je.

Nevina Shtylla: Ti je pjesë e jona tashmë dhe padiskutim do na kesh krahë për çdo gjë që të kesh nevojë, kështu që jemi këtu për ty.

Pasha: Shumë faleminderit.


Top Channel

Related posts

Nga dhimbja e kokës te problemet me tretjen, dëmet që i shkaktoni trupit kur pini ujë me akull

admin

“Kam frikë mos më harron”/ Askush nuk e kishte vënë re, Olta përlotet çdo natë kur shtrihet

admin

Debate mes Valbonës dhe Luizit, banorja: U dhunova psikologjikisht, askush nuk më mbrojti

admin

Leave a Comment