AKTUALE

Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk janë vetëm!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas pjesëmarrjes në aktivitetin e Platformës “Liria ka emër”, “Marshojmë për drejtësi”, ka deklaruar se “heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri…nuk janë vetëm”.

“Kosova do të jetë e bekuar kur heronjtë tanë të luftës dhe paqes kthehen fitimtar në atdhe nga beteja e fundit për Kosovën, për UÇK-në, për Kosovën, për kombin tonë dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar ai.

Postimi në instagram:

“Marshojmë për drejtësi” është marshi më i gjatë që sot mund ta bëjmë si qytetar të lirë, në këtë marsh jemi të gjithë, e gjithë Kosova dhe shqiptarët kudo jetojnë, familjarët e dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, qytetarët pa dallim partie.

Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri…nuk janë vetëm. Lufta jonë ishte e drejtë, ishte në pajtim me normat ndërkombëtare, andaj edhe mori përkrahjen e aleatëve të NATO-s dhe arritëm pavarësinë mbi vlerat euro-atlantike.

Kosova do të jetë e bekuar kur heronjtë tanë të luftës dhe paqes kthehen fitimtar në atdhe nga beteja e fundit për Kosovën, për UÇK-në, për Kosovën, për kombin tonë dhe vlerat e lirisë!

Banner

Related posts

Pendarovski me ekipin e tij do t’i shqyrtojnë ndryshimet e ligjeve për korridoret 8 dhe 10D

admin

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Gjyla Halili

Pendarovski: Poshtëruese dhe e turpshme për ne që Amerika të na thotë se cilët janë kriminelët mes nesh

Gjyla Halili

Leave a Comment