AKTUALE

Dita Botërore e Autizmit, Manastirliu: Më shumë shërbime në territor, rrisim 30% financimin për Fondin Social

Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër kanë inspektuar Qendrën Sociale në Gjirokastër, krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

“Dita Botërore e Autizmit na bën të reflektojmë për atë që ne duhet të bëjmë për fëmijët që vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik dhe për të siguruar kushte më të mira të shërbimeve sociale dhe shëndetësore për ta. Modeli që ne kemi krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, edhe këtu në Gjirokastër, një model i një qendre me shërbime socio-shëndetësore, që ofron përkujdes për 66 fëmijë me çrregullime të spektrit autik, është një model, i cili po replikohet edhe në qytete të tjera”,- tha Manastirliu.

Nga Gjirokastra, Ministrja Manastirliu apeloi bashkitë për t’u angazhuar për zgjerimin e shërbimeve sociale, teksa tha se financimi i Fondit Social do të rritet.

“Nëpërmjet Fondit Social kemi ngritur 40 qendra dhe shërbime sociale në të gjithë bashkitë dhe qarqet e vendit, duke siguruar që më shumë se 11 mijë përfitues të marrin shërbime ditore dhe rezidenciale. Për vitet në vazhdim është garantuar rritja me 30% e Fondit Social, ndaj bashkitë janë të ftuara që të aplikojnë tek Fondi Social, në këtë mekanizëm që garanton zgjerimin e shërbimeve sociale në territor, rritje të kapaciteteve të shërbimeve ekzistuese dhe më shumë shërbime për kategoritë e veçanta, sikurse janë edhe fëmijët të cilët janë prekur me çrregullime të spektrit autik”,- tha Manastirliu.

Duke ju referuar vendimit më të fundit të qeverisë, Ministrja Manastirliu foli për financimin e ndërmarrjeve sociale, si një mekanizëm për riintegrimin e individëve më në nevojë.

“Nëpërmjet një tjetër hapësire, sikurse janë ndërmarrjet sociale, që janë një tjetër mekanizëm që ne duam që të jetësojmë duke filluar nga 2023-shi dhe që garantojnë më shumë gjithëpërfshirje  dhe integrim në tregun e punës për ata të cilët kanë më shumë nevojë, duke garantuar që organizata jo fitimprurëse të ndërtojnë ndërmarrje sociale, ku të punësojnë ata që kanë më shumë nevojë, si persona me aftësi ndryshe apo anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike që janë në moshë pune dhe që kanë mundësi të riintegrohen në jetën sociale por dhe në atë  ekonomike”,- u shpreh Manastirliu.

Me reformën e aftësisë së kufizuar, për herë të parë garantohet pagesa edhe për fëmijët 0-2 vjeç, më herët të papërfshirë në skemën e pagesave të aftësisë së kufizuar. Një tjetër aspekt i vlerësimit bio-psiko-social është edhe adresimi i nevojave dhe ofrimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë edhe fëmijët e spektrit autik. Janë më shumë se 2000 fëmijët të spektrit autik të cilët mbështeten nëpërmjet pagesave, edhe për kujdestarët e tyre.

Related posts

Besimi: Emetimi i Euroobligacionit – proces i suksesshëm, mjete të siguruara me kosto më të ulët për buxhetin për shlyerjen e detyrimeve të vjetra

admin

Imami Ferid Selimi me plis në kokë, shtrëngon duart me drejtorin e Ansamblit Shtetëror Shqiptar, Shkodran Tolaj

admin

Nxënësit prej nesër në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Gjyla Halili

Leave a Comment